LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Liverpooli ndahen në paqe

Chelsea dhe Liverpooli ndahen në paqe

Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Londinezët e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar në tre raste me Mateo Kovacic, Kai Havertz dhe Reece James, por pa sukses, me këtë fundit që gjeti edhe rrjetën, por që goli u anulua nga VAR.

Edhe pjesa e dytë ishte më e mirë për Chelsean, që kishte raste.


Kai Havertz shënoi në minutën e 50-të, por që u anulua nga VAR për lojë me dorë para golit.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe dy skuadrat ndanë pikët. /Telegrafi/