LAJMI I FUNDIT:

Finlanda bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Finlanda bëhet zyrtarisht anëtare e NATO-s

Finlanda tanimë është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s.

Finlanda aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë mosangazhimin ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.


Ajo ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, kështu që hyrja e saj do të dyfishojë madhësinë e kufirit të NATO-s me këtë vend.

Ky veprim është një goditje strategjike dhe politike për presidentin rus Vladimir Putin, i cili është ankuar prej kohësh për zgjerimin e NATO-s drejt Rusisë.

“Tensionet me Rusinë do të rriten” pasi Finlanda të anëtarësohet në NATO, paralajmëron ish-kreu i ushtrisë britanike
Lexo po ashtu “Tensionet me Rusinë do të rriten” pasi Finlanda të anëtarësohet në NATO, paralajmëron ish-kreu i ushtrisë britanike

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti lëvizjen e Helsinkit për t’iu bashkuar bllokut një “shkelje” ndaj sigurisë së Rusisë dhe tha se struktura e NATO-s ishte armiqësore ndaj Rusisë.

Siç vënë në pah mediat, përcjell Telegrafi, një ceremoni u mbajt jashtë selisë së organizatës në Bruksel për të ngritur flamurin bardheblu të Finlandës mes atyre të partnerëve të saj.

Ky veprim bie në ditëlindjen e NATO-s, 74-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të saj themelues të Uashingtonit më 4 prill 1949.

Ai përkon gjithashtu me një takim të ministrave të jashtëm të aleancës.

Ndryshe, ky është zgjerimi i parë i NATO-s që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancë në vitin 2020. /Telegrafi/