Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se makina e parë elektrike autoktone e Turqisë ‘Togg’ ka dalë në rrugë pas ceremonisë së saj të dorëzimit.
“Që nga sot, ne po fillojmë të shohim ‘Togg’-un në rrugë”, tha presidenti Erdogan, në dorëzimin e modelin të parë T10X të ‘Togg’-ut me një ceremoni të organizuar në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.
Erdogan tha se ‘Togg’ ka arritur nivelin e tij aktual si një simbol i përparimit teknologjik, zhvillimit ekonomik dhe reputacionit global të Turqisë.
Presidenti turk theksoi se ‘Togg’ do të zbukurojë rrugët jo vetëm në Turqi, por edhe në mbarë botën.
Së bashku me zonjën e parë, Emine Erdogan, presidenti ngau makinën ‘Togg’ nëpër kompleksin presidencial.
Çmimi i modelit standart T10X i makinës ‘Togg’ do të jetë rreth 950 mijë lira turke apo rreth 50 mijë dollarë, ndërsa modeli i avancuar ka një çmim prej rreth 1.21 milion lira turke apo rreth 64 mijë dollarë.
Modeli i parë i T10X është në gjendje të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë për 7.6 sekonda, ndërsa i dyti, me dorëzimin e caktuar që do të fillojë në muajin tetor, mund të arrijë shpejtësinë 100 kilometër në orë për 4.8 sekonda.
Në stacionet e karikimit të shpejtë, bateritë e modelit T10X mund të ri-mbushen deri në 80 për qind në më pak se 28 minuta. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë
BMW zbulon një version unik të XM të mbuluar në kadife
Mustang sedan? Pse jo
Toyota konfirmon prodhimin e kamionçinës elektrike
Shkaku i sigurisë, Tesla do ta ri dizajnojë në tërësi modelin Cybetruck
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare