LAJMI I FUNDIT:

Miku i afërt i Schumacher, Jean Todt: Aksidenti ka pasur pasoja, ata që thonë se dinë diçka gënjejnë

Miku i afërt i Schumacher, Jean Todt: Aksidenti ka pasur pasoja, ata që thonë se dinë diçka gënjejnë
(Foto: AFP/Getty)

Ish-presidenti i FIA-s, Jean Todt, e ka bërë të qartë se aksidenti i Michael Schumacher ka pasur pasoja, por ka kërkuar që ta lënë të qetë familjen e legjendës së Formula 1.

Në dhjetor të vitit 2013, kampioni i shtatëfishtë i botës pësoi një aksident gjatë skijimit u vendos në koma të induktuar.

Në shtator të vitit 2014, u vendos në shtëpinë e familjes së tij në Gjenevë, ku një staf mjekësor e mbështesin bashkëshorten e tij, Corinna, që kujdeset për të.


(Foto: Bongarts/Getty)

Gjendja e Schumacher është mbajtur e fshehur nga familja dhe miqtë e tij, ndërsa gjermani nuk është parë asnjëherë nga publiku që nga koha e aksidentit.

Todt, i cili raportohet se e viziton legjende një herë në muaj, ka kërkuar privatësi për gruan dhe fëmijët e gjermanit.

Gruaja e Michael Schumacher jeton 'si një e burgosur' - përditësim i çuditshëm i situatës në familjen e legjendës së Formula 1
Lexo po ashtu Gruaja e Michael Schumacher jeton 'si një e burgosur' - përditësim i çuditshëm i situatës në familjen e legjendës së Formula 1

“Ta lëmë të qetë. I respektojmë dëshirat për privatësi të Corinnas dhe fëmijëve të saj, edhe pse e dimë me siguri që aksidenti ka pasur pasoja. Por, kushdo që thotë se di diçka, nuk di asgjë”.

(Foto: AFP/Getty)

“Unë gjithmonë shkoj për ta vizituar. Ai dhe gamilja e tij, janë familja ime”, ka deklaruar 77-vjeçari për gazetën italiane, Corriere della Sera.

Gjatë kohës sa ishte shef ekzekutiv i Ferrarrit, Todt ka shijuar suksese të mëdha me Schumacherin, i cili i fitoi pesë tituj radhazi (2000-2004) të kampionit të botës në Formula 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori