LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja gjegjësisht ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.


Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,652 den/kg dhe do të jetë 39,391 den/kg.

Nga data 4.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 85,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) 72,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,50 (denarë/litër).