LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut në grevë njëorëshe, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët e KEK-ut në grevë njëorëshe, kërkojnë rritje të pagave
Foto: Arkiv

Punëtorët e Korporatës energjetike të Kosovës (KEK) po mbajnë grevë njëorëshe.

Në njoftimin e Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës bëhet e ditur se greva mbahet lidhur më kërkesën për ngritjen e pagave.


Greva e paralajmëruar për sot (e hënë) parashihet zgjatë një orë, prej 7:00 në mëngjes deri në ora 8:00.

Njoftimi i plotë:

Ftohen anëtarët e SR – KEK-ut dhe të gjithë punëmarrësit tjerë të KEK-ut që duan të na bashkëngjiten, që në bazë të vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të datës: 27.03.2023 dhe ligjit për organizim sindikal në Kosovë të nenit 27 pika 1dhe 2, që të merrni pjesë në GREVË një orëshe të organizuar nga ora 07 deri në ora 08 me datën: 03.04.2023 (ditë e Hënë) deri me 07.04.2023(ditë e Premte) me përjashtim të punëmarrësve që janë të kyçur drejtpërdrejtë në prodhim të blloqeve në Termocentrale.

GREVA do të mbahet- në vendet e punës dhe para dyerve(Rampave) të hyrjeve dhe daljeve.

Greva ndryshon nga data 10.04.2023 (ditë e Hënë).

Qëllimi i GREVËS është : Ngritja e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori