Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha, ka reaguar pas zgjedhjeve në Mal të Zi.
Kandidati serb Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq.
Në një shkrim në Facebook, Shasha ka thënë se nga tani, shtylla më e parashikueshme dhe më e qëndrueshme e stabilitetit në rajon ka kolapsuar.
“Mali i Zi ka rënë. Shtylla më e parashikueshme dhe më e qëndrueshme e stabilitetit në rajon ka kolapsuar. Gjukanoviq për 30 vite ka udhëhequr vendin e tij drejt pavarësisë, NATO-së, BE-së dhe liberalizimit të vizave”.
“Por më e rëndësishmja ai ka ruajtur dhe promovuar me xhelozi marrëdhëniet ndëretnike në mes popujve të Ballkanit, duke qenë çdo herë digë e pathyeshme kundër shovinizmit serb. Këtë mirësi të Malit të Zi populli ynë ka përjetuar nga dora e parë kur Rozhaja, Ulqini apo Gucia hapën pragjet e shtëpisë për të na shpëtuar nga më e keqja”, ka thënë Shasha.
Tutje tha se nga kjo e diel, Mali i Zi u bë me President i cili sheh me simpati Beogradin.
“Deri sa lexoni këta rreshta, Vuçiq në Verona të Italisë pin verë me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dodiku nga Republika Srpska sonte theu çdo rekord dhe u bë politikan i parë i cili uroj Presidentin e ri të Malit të Zi. Thënë ndryshe sot Serbia ka arritur diçka që nuk kishte arritur asnjëherë më parë në historinë e saj moderne – të këtë aleat të afërt në të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor, përveç Kosovës. Është kohë ogurzezë para nesh”, u shpreh ai.
Shasha thekson se përkundër ndikimit rus e serb në Mal të Zi, Gjukanoviq arriti të fitojë 40% të votive.
Edhe pse tani partia e tij ka humbur institucionin e rëndësishëm të Presidentit, në verë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Shasha shpreson të jetë shansi i fundit për të shpëtuar Malin e Zi, por edhe për të zmbrapsur dominimin e Serbisë në rajon.
“Sidoqoftë shpresa vdes e fundit. Gjukanoviq ka humbur, por ai luftoj vet kundër të gjithëve. Kundër tij ishte unifikuar i gjithë spektri politik i Mali të Zi – i mbështetur nga Beogradi dhe Moska. Dhe prapë Gjukanoviq arriti të fitoj 40% të votës. Edhe pse tani partia e tij ka humbur institucionin e rëndësishëm të Presidentit, në verë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme”.
“Ky do të jetë shansi i fundit për të shpëtuar Malin e Zi, por edhe për të zmbrapsur dominimin e Serbisë në rajon. Shpresoj se këtë mendim do e ndaj edhe faktori shqiptar jo vetëm në Mal të Zi, por edhe Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Forcat demokratike në Mal të Zi do të kanë nevojë për çdo ndihmë të mundshme. Mali i Zi iu ka gjet popullit shqiptar në kohërat më të këqija. Është radha jonë të kthejmë favorin”, shkroi Shasha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025