LAJMI I FUNDIT:

Elsa Lila: Unë që përflitesha si pjesëmarrëse në aktivitete kriminale s’kam as shtëpi, kam jetuar me ndihmat e shtetit për dy vite me radhë

Elsa Lila: Unë që përflitesha si pjesëmarrëse në aktivitete kriminale s’kam as shtëpi, kam jetuar me ndihmat e shtetit për dy vite me radhë
Foto: Mira Kazhani/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, ka dhënë një intervistë të rrallë pas shumë kohe në karrierën e saj.

Ajo ka folur në një podkast përball gazetares Mira Kazhani, ku ndër të tjerash është rrëfyer edhe mbi rastin famëkeq të akuzave për pjesëmarrjen në një grup kriminal trafikimi të drogës vitin e kaluar.

“Kisha një refren që ishte: ‘Jam e pafajshme’! Nuk kam reshtur së thëni këtë gjë. ‘Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme’. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë e mi dhe nga familja ime të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte”, tregoi këngëtarja shqiptare.


Foto: Elsa Lila/Instagram

Tutje, Elsa tregoi për mënyrën se si kishte jetuar dhe se nga i siguronte të ardhurat për jetesë gjatë qëndrimit të saj në Romë.

Interpretuesja e hitit “Evita” tha se bashkë me vajzën e saj, kishin hapur një Airbnb të vogël në Romë nga ku siguronin pak të ardhura, por që pandemia e shkatërroi si biznes.

“Unë nuk jam pronare e asnjë shtëpie, nuk posedoj asgjë. As makinë, as shtëpi, as në Itali e as këtu në Shqipëri – nuk kam asgjë në pronësinë time. Unë kam një mentalitet nomad, nuk më pëlqen të rri në të njëjtin vend. Pra ideja e të pasurit një shtëpi diku, që deri të vdes shtëpia ime do të jetë ajo – më tmerron. Kështu që kam lëvizur gjithmonë në shtëpi me qira”, tha fillimisht Elsa.

Më pas artistja e madhe shqiptare e bëri të ditur se ajo bashkë me vajzën e saj kishin pritur në radhë për të marrë para nga ndihmat e shtetit në periudhën post-pandemike.

“Pandemia shkatërroi çdo gjë dhe mu desh që të mbaja radha në Komunën e Romës dhe mu desh të aplikoja për të marrë ndihmat e shtetit. Dhe unë me Evitën kemi jetuar për dy vitet e tjera me radhë kemi jetuar me një rrogë të vogël të ndihmës së shtetit që iu jepej njerëzve në nevojë që kanë zero të vogla, që biznesi apo puna e tyre e vogël kishte falimentuar nga pandemia. Unë që merresha me aktivitete kriminale dhe isha shumë e pasur, nuk kam as edhe një biçikletë”, rrëfeu Elsa Lila.

Këngëtarja përndryshe pati paraqitjen e saj të fundit më 17 shkurt në Prishtinë, në një gala koncert që u organizua në nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Elsa Lila/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori