LAJMI I FUNDIT:

Të dielën në Selanik do të mbahet mesha hyjnore e parë në gjuhën shqipe

Të dielën në Selanik do të mbahet mesha hyjnore e parë në gjuhën shqipe

115 vjet pas meshës së parë në gjuhën shqipe për ortodoksët shqiptarë nga At Fan Noli në Boston të Shteteve të Bashkuara, një tjetër meshë në shqip do të mbahet jashtë Shqipërisë e pikërisht në Selanik të Greqisë.

Të dielën, në Kishën e Shën Konstandinit dhe Shën Elenës, besimtarët ortodoksë vendosin një gur të rëndësishëm në kulturën jo vetëm të besimit të tyre, por të jetesës dhe gjithë kulturës shqiptare në fqinjin jugor të Shqipërisë.


Mbajtja e meshës së parë në gjuhën shqipe në Selanik është bërë e ditur nga komuniteti shqiptar i Selanikut. Në të njëjtin njoftim informohet se ka qenë një kërkesë e këtij komuniteti që është miratuar nga Autoritetet përkatëse të Kishës ortodokse në Greqi për të mbajtur Meshën e parë hyjnore në gjuhën shqipe në Selanik të Greqisë.

32 vjet pas emigrimit masiv në Selanik pas rreth 55 vitesh izolimi të plotë të Shqipërisë, komuniteti shqiptar arrin të plotësojë kuadrin e jetesës së tij në Selanik, sipas të drejtash që legjislacioni europian i njeh.

Ish ministri i jashtëm Nikos Kocias citoi një numër prej rreth 1 milionë votues shqiptarë disa vite më parë kur diskutohej çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shifrat zyrtare janë nën këto kuota.

Faktorizimi i elementit shqiptar në Greqi ka ardhur në rritje referuar kontributit të tyre në jetën dhe ekonominë e vendit, në të njëjtën kohë që ka zbuluar nënshtresat e shqipes së folur në popullsinë arvanitase. /rtsh/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori