LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë pa përgjigje konkrete rreth vdekjes së 6 vjeçares nga Manastiri

Ministria e Shëndetësisë pa përgjigje konkrete rreth vdekjes së 6 vjeçares nga Manastiri

Ministria e Shëndetësisë nuk ka përgjigje konkrete rreth rastit të vdekjes së 6 vjeçares Jana Hristovska.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti nuk paraqitet para mediave, ndërsa nga kabinet i tij nuk japin përgjigje nëse është gati raporti i komisionit që e formoi ministri, detyra e të cilit ishte të vërtetohen shkaqet e vdekjes.


“Vijon shqyrtimi i dokumentacionit. Në fazën finale është përgaditja e raportit që do të dërgohet te ministri dhe te prokuroria publik”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas infromacioneve, dokumentacioni mjekësor do të jetë gati pas një jave dhe derisa raporti bëhet gati, në Manastir dhe në Shkup tashmë ka pasur protesta për vdekjen e 6 vjeçares.

Prindërit e vajzës, Stojçe dhe Kristina deri tash nuk janë thirrë në Prokurori, por ata duan që të del e vërteta.

Kujtojmë se Jana humbi jetën më 22 mars, vetëm 5 orë pas pranimit në spitalin e Manastirit. Asaj i është përkeqësuar gjendja pas pranimit të infuzionit./Telegrafi/