KEDS ndërton linjën e re mbi 60 km në Gjakovë, përfitojnë rreth 10 mijë qytetarë
Dalja e Cermjanit që derivon nga qendra e qytetit të Gjakovës e shkon në drejtim të fshatrave malore që degëzohen në njërën anë në drejtim të Deçanit e në anën tjetër në drejtim të Klinës, tashmë është ndërtuar thuajse komplet e re.
Ky projekt përbëhet prej tre largpërçuesve-atij të Cermjanit, Becit dhe Erenikut. Të tri këto dalje janë shkrirë në një dalje të vetme dhe mbarojnë në fshatin Kralan të Gjakovës.
Kjo linjë është mbi 60 km e gjatë, përderisa 24 kilometra do të jetë nëntokësore. Në linjën nëntokësore, përskaj magjistrales Gjakovë- Prishtinë tashmë pusetat dhe elementet e tjera janë vendosur.
Nga aty ndahet degëzimi në Lugbunar që është rrjet ajror, në anën e kundërt të Aeroportit të Gjakovës, që zë shtat po në këtë fshat.
Përgjatë këtij segmenti, tashmë gjarpërojnë në një reliev kodrinore-malor 817 shtylla të reja betoni dhe përçues të rinj elektrikë. Janë në ndërrim e sipër gjithashtu plot 36 trafostacione.
Zbukurimin e agut të pranverës në këtë pjesë të Kosovës e rritë edhe infrastruktura e re elektrike. Kjo infrastrukturë vazhdon nëpër Cermjan përbri liqenit të Radoniqit në drejtim të fshatrave që lidhin Gjakovën me Deçanin.
Madhështinë e kësaj infrastrukture të re ia rrit maja më e lartë e Kosovës, ajo e Gjeravicës që gjendet përballë, teksa e zë relievin e mbuluar me borë në lartësinë e saj, pamje e cila të del përballë në përfundim të kësaj linje, që është ndër më të gjatat në vend.
Ky projekt madhor, i cili kap vlerën prej afër dy milionë eurosh, ka filluar në vitin 2021 dhe do të mbarojë së shpejti. Prej tij përfitojnë më shumë se 2400 konsumatorë ose rreth 10 mijë qytetarë të asaj ane, duke pasur një rrjet të qëndrueshëm dhe furnizim stabil me energji elektrike.
Krahas këtij projekti, KEDS po kryen në të njëjtën kohë edhe projekte e investime të tjera në tërë territorin e Kosovës.
KEDS është dhe mbetet i përkushtuar që të gjithë konsumatorëve t’u sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuper zbritje në Skechers – Gjithçka me -40%!
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles