Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu deklaron se marrëveshja në Ohër është kompromisi më i thellë që ka bërë Kosova. Ajo e quan tragjike interpretimin e këtij teksti nga kryeministri Albin Kurti, derisa shton se njohja nga Serbia nuk përmendet fare dhe se ka të bëjë me asociacionin që dikur e kishte kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje.
Lushaku-Sadriu duke komentuarn deklaratat e Kurtit në lidhje me këtë marrëveshje, thotë se humb e drejta për të kërkuar njohje.
“Është shumë më shumë se asociacioni, për të cilën qeveria kur ka qenë në opozitë e ka kundërshtuar shumë ashpër. Kjo mendojmë që është humbje për Kosovën. Janë bërë kompromise të tjera, të cilat po ashtu janë bërë në kurriz të Kosovës. Për shembull statusi i veçantë për kishën serbe, e cila nuk është paraparë me marrëveshjet e kaluara dhe kërkon një rinegociim dhe e sjell edhe kishën në negociata. Dykuptimësia mbetet problem tjetër dhe në përgjithësi kjo marrëveshje humb të drejtën tonë për të kërkuar njohje”, shprehet ajo.
Ajo, po ashtu komenton edhe deklaratën se do të ketë njohje nga Serbia, për çka thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Anëtarja e kryesisë së LDK-së shprehet se nuk ka as garanca për njohje të reja.
“Ne kemi dëgjuar kryeministrin të thotë se ka njohje de-facto. Nuk është e vërtetë, sepse njohja nuk përmendet në marrëveshje dhe nuk është aspak e qartë se çka fiton Kosova nga kjo marrëveshje. Në krejt këtë marrëveshje dalin shumë obligime për Kosovën, nuk dalin në ndërkohë asnjë obligim për Serbinë. I vetmi obligim, në të cilin ne kemi insistuar që njohja të jetë në qendër të kësaj marrëveshje, do të duhej të implikonte kapitullin 35 të BE-së, i cili do të amendamentohet nga ana e BE-së dhe më nuk do ta ketë Serbia si pengesë njohjen e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE. Kjo krijon një lloj situata të disfavorshme për Kosovën. Serbia ecë në integrime evropiane, ne mbesim aty. Nuk kemi garanca për njohje të reja, nuk kemi garanca se ku do të arrijmë ne me këtë marrëveshje”, thotë ajo.
Lushaku-Sadriu e quan tragjike interpretimin e kësaj marrëveshjeje nga vetë shefi i ekzekutivit, meqë siç thotë ajo, po krijohet huti e jashtëzakonshme.
“Tragjike është fakti që po ashtu kryeministri merr të drejtën e interpretimit të kësaj marrëveshje, ashtu siç dëshiron ai. Një ditë në një intervistë thotë që asociacion me këtë marrëveshje nuk ka, tjetrën ditë thotë që ka asociacion dhe krijon një huti të jashtëzakonshme edhe tek qytetarët edhe tek ne që jemi në politikë. E vë në pikëpyetje sigurinë e shtetit tonë se çfarë do të ndodhë vërtetë me shtetësinë tonë, përderisa kryeministri bën talljet radhazi”, shprehet ajo për KosovaPress.
Ajo shton se i gjithë fokusi i marrëveshjes është te komuniteti serb dhe krijimi i vetëmenaxhimit. Ndërkaq, sa i përket çështjet së të pagjeturve deklaron se aneksi është krejtësisht i paqartë.
“Çështja e të pagjeturve është në aneksin dhe është krejtësisht e paqartë se çka dhe si do të adresohet, a jo. Aneksi, i cili ka qenë rezultat i takimit të Ohrit nuk është aspak i qartë. Është një lloj përgjithësimi edhe më tej i marrëveshjes. Nuk ka afate kohore, nuk ka të sqaruara se cilat janë akterët, çfarë do të merret konkretisht, cilat janë pjesët diskutabile dhe cilat janë të definuara, asnjë transparencë lidhur me implementimin e kësaj marrëveshje. Prandaj, kryeministri bën mirë të jetë i sinqertë dhe të del para qytetarëve të na tregojë se çfarë vërtetë është marrë vesh dhe të mos i ikë përgjegjësisë, sepse kjo marrëveshje tekstin e së cilës e kemi parë si publik është absolutisht është kompromisi më i thellë që ka bërë Kosova”, deklaron ajo.
Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriutheskon se kjo marrëveshje i shmanget njohjes, derisa shton se është arritur me qëllim që të mos ketë nënshkrim final.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova