LAJMI I FUNDIT:

A po vetëdijësohen qytetarët në Serbi, mbi 65 për qind prej tyre nuk besojnë se Kosova mund të kthehet nën administrimin serb

A po vetëdijësohen qytetarët në Serbi, mbi 65 për qind prej tyre nuk besojnë se Kosova mund të kthehet nën administrimin serb

Një sondazh të kryer nga Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi në Beograd, ka treguar se shumica e qytetarëve në Serbi (mbi 65 për qind) nuk besojnë se Kosova mund të kthehet nën administrimin e Serbisë.

Sipas sondazhit, të cilin e ka publikuar “N1”, në pyetjen se se cila do të ishte zgjidhja ideale për Kosovën, 38 për qind e qytetarëve nuk kanë përgjigje. E njëjta përqindje e atyre që nuk e dinë se cili mund të jetë rezultati aktual i negociatave aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërsa një e treta e qytetarëve (34 për qind) besojnë se do të ishte ideale që Kosova të mbetej brenda Serbisë, me një shkallë më të madhe ose më të vogël autonomie. Çdo i pesti person (20 për qind) beson se zgjidhja më e mirë do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës. 8 për qind), ndarja e territorit (7 për qind) ose pranimi i propozimit franko-gjerman (5 për qind)”, tregoi sondazhi, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, sipas sondazhit, 35 për qind e qytetarëve e shohin njohjen e Kosovës (22 për qind), ndarjen e territorit (4 për qind), pranimin e planit franko-gjerman (9 për qind), si zgjidhje jo domosdoshmërisht ideale. por është realiste, ndërsa 14 për qind e qytetarëve besojnë se Kosova si pjesë e Serbisë është zgjidhje realiste.

“Pothuajse një e treta e qytetarëve (30 për qind) thonë hapur se nuk e dinë se çfarë përfshin plani franko-gjerman dhe vetëm 7 për qind e tyre besojnë se ky është një hap drejt marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kur qytetarëve u shpjegohet përmbajtja e propozimit, shumica nuk e konsideron të pranueshme”, thuhet në sondazh.

“Vetëm 26 për qind e qytetarëve do ta pranonin planin dhe 20 për qind e tyre thonë se do ta pranonin pavarësinë e Kosovës në këmbim të sigurimit të një pozite më të mirë për serbët. Qytetarët që e konsiderojnë të pranueshëm propozimin aktual, shumica e shohin si realiste njohjen e Kosovës, ndarjen e territorit apo pranimin e planit franko-gjerman dhe disi më rrallë si zgjidhje ideale për çështjen e Kosovës”, thuhet në sondazh.

Anketa është realizuar përmes telefonit në një mostër përfaqësuese (1011 të anketuar) të qytetarëve të rritur të Republikës së Serbisë, në periudhën prej 25 shkurt deri më 3 mars 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori