LAJMI I FUNDIT:

Mjeti i ri amfib elektrik nga Arosa është i stilit Ferrari

Mjeti i ri amfib elektrik nga Arosa është i stilit Ferrari

Një mjet amfib (hovercraft) i ri i stilit Ferrari pretendohet se është më i qeti në treg.

Mjeti lundrues Arosa me një çmim prej 183 mijë eurosh, që është i projektuar për të transportuar tre persona në ujë ose në tokë, mund të jetë i disponueshëm nga mesi i vitit 2023, transmeton Telegrafi.

Kompania me bazë në Maryland, VonMercier prezantoi Arosa-n në panairin e automjeteve DC 2023 në janar.


“Trupi me profil të ulët, pjesa e përparme agresive dhe detajet e fuqishme anësore e bëjnë Arosa-n dizajnin e parë me të vërtetë modern të mjetit amfib (hovercraft)”, shpjegon firma.

Trupi i Arosa-s është i përbrë prej fibrave të karbonit dhe vjen me një gamë ngjyrash, me kuvertë druri të personalizueshme.

I aftë për t’u futur në çdo karikues standard EV, grupi elektrik i fuqisë redukton në masë të madhe zhurmën, ndotjen dhe mirëmbajtjen në krahasim me një ‘hovercraft’ me motor me djegie.

Ekziston një zgjedhje e opsioneve të baterisë, të cilat i japin kohë ngasjes që variojnë nga 90 në 180 minuta.

Arosa mund të udhëtojë deri në 80 kilometra në orë, megjithëse shpejtësia e lundrimit është e shënuar në 32 kilometra në orë.

Me modelin bazë që fillon nga 183 mijë euro, blerësit mund të zgjedhin një sërë opsionesh shtesë duke filluar nga konfigurimet e ndryshme të sediljeve deri tek lloji i ekranit dixhital. /Telegrafi/