Apple njoftoi të mërkurën se konferenca e saj vjetore e zhvilluesve, WWDC, do të fillojë më 5 qershor dhe do të zgjasë deri më 9 qershor.
Kompania mban ngjarje të lansimit të udhëhequr nga shefi ekzekutiv Tim Cook në ditën e parë të konferencës dhe zakonisht zbulon softuerin e ri të iPhone-it, iPad-it, Apple Watch, Apple TC dhe Mac-it, transmeton Telegrafi.
WWDC është konferenca më e madhe e vitit e kompanisë Apple. Kompania fton zhvilluesit e softuerit të vizitojnë selinë e saj dhe mban seminare dhe sesione të dedikuara për përdorimin e mjeteve softuerike të Apple për të krijuar aplikacione të reja.
WWDC gjithashtu ofron një vështrim paraprak se ku po drejtohet Apple. Kompania zakonisht diskuton qëllimet e saj për zhvillimin e softuerit dhe zbulon veçori të reja të iPhone-it.
Në shumicën e viteve Apple nuk ka prezantuar pajisjet e reja në WWDC. Megjithatë, këtë vit, Apple mund të prezantojë kufjet e saj të shumëpritura virtuale dhe të realitetit të shtuar në konferencë, sipas Bloomberg. Për më tepër, Apple mund të zgjedhë të prezantojë Mac të rinj me fuqi të lartë për një audiencë miqësore të zhvilluesve këtë qershor.
WWDC do të transmetohet falas në faqen e internetit të Apple.
Konferenca do të mbahet online, derisa në ditën e parë të konferencës do të jetë me prani të njerëzve në në selinë qendrore të Apple, Apple Park. Vitin e kaluar, Apple ftoi zhvilluesit dhe mediat për të parë prezantimin hapës të regjistruar paraprakisht në selinë e saj në Cupertino, Kaliforni, të quajtur Apple Park. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Pepermaster CTO në AMD
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë