LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do ta fitoni vetëm një mik, por edhe aleat të përkushtuar”, Osmani në Samitin për Demokraci ftoi shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

“Nuk do ta fitoni vetëm një mik, por edhe aleat të përkushtuar”, Osmani në Samitin për Demokraci ftoi shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani në Samitin për Demokraci të organizuar të mërkurën virtualisht nga Shtëpia e Bardhë, ka thënë se Kosova gjatë vitit të kaluar ka bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit si dhe luftimin e korrupsionit.

Ajo ka thënë se Kosova është duke e zbatuar Strategjinë Kombëtare për Sundimin e Ligjit, “krahas reformave të pakompromis dhe me ritme rekorde për ta garantuar një qeverisje llogaridhënëse, të barabartë dhe efektive në të gjitha institucionet publike”.

“Demokracia është më shumë se thjeshtë një sistem qeverisjeje. Për Republikën e Kosovës, ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Dhe duke e forcuar atë sot, demokracia do të na hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike”.


“Në vetë thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me të drejtën për ta zgjedhur drejtimin, të ardhmen dhe fatin tuaj. Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet. Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit! Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar”, është shprehur mes tjerash Osmani.

Osmani ka deklaruar se Kosova e di shumë mirë se si ndihet një popull i pafajshëm i cili në lëkurën e vet përjeton një lufte brutale dhe gjenocidale, “dhe pikërisht sepse e dimë këtë, pa asnjë mëdyshje vendosëm menjëherë sanksione kundër Rusisë dhe e kemi mbështetur pa ndalur popullin e Ukrainës”.

“Vuajtja e pamasë e popullit ukrainas shërben si një kujtesë e fuqishme se asnjë çmim nuk është aq i lartë për të paguar për liri dhe demokraci – dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me aleatët tanë për t`i mbrojtur këto vlera kudo në botë”, ka thënë presidentja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj në seancën që u mbajt në kuadër të Samitit për Demokraci i organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka ftuar po ashtu shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

Osmani tha se ato shtete nuk do të fitojnë vetëm një mik, po edhe një aleat të përkushtuar.

“Sot dua të shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje vendeve mike nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën dhe për ato vende që nuk e kanë njohur ende shtetësinë tonë dhe institucionet tona demokratike, që të ju bashkohen shumicës së vendeve të botës dhe ta bëjnë atë. Nuk do të fitoni vetëm një mik, por një aleat të përkushtuar”- ka deklaruar Osmani.

Samiti për Demokraci, Osmani fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën
Lexo po ashtu Samiti për Demokraci, Osmani fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

Presidentja ka treguar se si Kosova ka kthyer dhembjen e vuajtjen e 24 viteve më parë në forcë dhe është demokraci që lulëzon, teksa ritheksoi renditjen e vendit si demokracia e tretë më e avancuar globalisht.

“24 vite më parë pas ndërhyrjes humanitare për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm ndaj njerëzve të mi, miliona refugjatë u rikthyen në vendlindjen e tyre pasi u dëbuan me forcë duke lënë çdo gjë në kërkim të sigurisë. Vite pas vdekjeve dhe shkatërrimit, njerëzit tanë u rikthyen për të gjetur shtëpitë dhe institucionet e vendit të djegura nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit”- ka thënë Osmani.

“Jemi ngritur nga hiri si komb ndërsa 15 vite më parë Kosova deklaroi pavarësinë dhe formoi institucionet që tashmë janë mishërim i lirisë dhe demokracisë. Kemi bërë rrugë të gjatë që atëherë, sot Kosova është një shtet i fuqishëm, demokratik, i pavarur dhe liri dashes dhe po këtë vit është renditur si demokracia e tretë më e avancuar globalisht”- shtoi ajo.

Osmani ka falënderuar gjithë shtetet që kanë ndihmuar të ndalohet gjenocidi në Kosovë.

“Ende ka shumë punë për të bërë dhe do vazhdojmë që palodhur të forcojmë institucionet demokratike. Këmbëngulja e popullit të Kosovës vie nga njohja e errësirës nga pushtimi dhe shtypja me dekada, kjo është edhe arsyeja përse qëndrojmë në mënyrë të vendosur me popullin ukrainas dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim”- ka thënë mes tjerash presidentja e vendit.

Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci ka mbajtur fjalim krahas liderëve botërorë si presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrin Jakobsdottir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të  shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori