LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Madrid, futbollistët e Perusë përleshen me policinë spanjolle

Skandal në Madrid, futbollistët e Perusë përleshen me policinë spanjolle

Një skandal i madh ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjës, Madridin me futbollistët e Përfaqësueses së Perusë.

Përfaqësuesja e Perusë ka zbarkuar në Madrid ku do të zhvillojë një ndeshje miqësore sot me Marokun në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.


Por një skandal ka ndodhur teksa futbollistët e Përfaqësueses së Perusë janë përleshur me policinë spanjolle para hotelit ku po qëndronin.

Teksa futbollistët ishin duke u përshëndetur me tifozët e tyre, autoritet spanjolle ndërhynë dhe nga ky moment nisi përleshja me futbollistët amerikano-latinë që kundërshtuan forcat e rendit.

Si pasojë u arrestua portieri 33-vjeçar i kombëtares peruane, Pedro Gallese.

Ky i fundit përfundoi në stacionin e policisë në Madrid, aty ku pas disa minutash situata u qartësua dhe portieri u la i lirë.

Marca ka raportuar së gjithçka nisi pasi policia spanjolle nuk i ka njohur futbollistët e Perusë dhe i ka ngatërruar ata me tifozët.

Portieri Gallese u shpreh më pas se shokët e tij kërkuan vetëm të përshëndesnin tifozët e pranishëm, por policia ndërhyri duke i goditur ata.

Ndërkohë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Perusë që theksoi mbështetjen e saj për portierin Gallese, ndërsa sqarojnë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Triumfi i Manchester United në FA Cup shkakton pasoja të rënda për Chelsean

Premier League
Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Liverpooli futet në garë për transferimin e njërit prej lojtarëve më të kërkuar në Evropë

Premier League
Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

Barcelona kontakton ish-yllin e tyre i cili ështe ende aktiv në futboll, për t’u bërë asistent i Flickut

La Liga
Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t'ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

Ardhja e Mbappe dhe Endrick do t'ia ulë ndjeshëm minutat, dy klube spanjolle i afrohen Arda Gulerit

La Liga
Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori