LAJMI I FUNDIT:

Lansohet përditësimi iOS 16.4 i iPhone, vijnë 21 emoji të reja si dhe veçori të tjera

Lansohet përditësimi iOS 16.4 i iPhone, vijnë 21 emoji të reja si dhe veçori të tjera

Përditësimi softuerik iOS 16.4 tani u lansua për të gjithë dhe përfshin një sërë veçorish të reja për përdoruesit e iPhone.

Me këtë përditësim të ri do të ketë emoji të reja, aplikacione më të fuqishme në ueb, rregullime të defekteve dhe shumë më tepër, transmeton Telegrafi.


Si ta instaloni iOS 16.4

Përditësimet iOS 16.4 dhe iPadOS 16.4 janë të disponueshme për të gjitha modelet e iPhone dhe iPad. Për ta përditësuar telefonin tuaj duhet të shkoni në aplikacionin e Settings, pastaj General dhe pastaj duhet të klikoni në Përditësimin Softuerik.

Pasi të filloni procesin e instalimit, iPhone-i ose iPad-i juaj do të shkarkojë përditësimin dhe më pas do t’ju kërkojë të rindizni pajisjen tuaj për të përfunduar procesin.

Çfarë ka të re në iOS 16.4?

Me përditësimin e ri do të keni 21 emoji të reja, do të merrni veçorinë e Izolimit të Zërit për thirrje celulare ku zëri juaj do të ketë përparësi dhe bllokon zhurmën e ambientit përreth jush, optimizimet e Crash Detection në modelet iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro, njoftimet për aplikacionet e uebit, të shtuara në Home Screen, mbështetje VoiceOver për hartat në aplikacionin e Motit etj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori