LAJMI I FUNDIT:

Të shtënat mbi Top Channel, ky është punonjësi i sigurisë që humbi jetën

Të shtënat mbi Top Channel, ky është punonjësi i sigurisë që humbi jetën

Personi që shihni në foton e mësipërme është Pal Kola, punonjësi i sigurisë 60-vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 01:00, në Mëzes, ku në rrethana ende të paqarta, persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë roja i objektit, ndërkohë që një automjet tip Range Rover u gjet i djegur në mes të rrugës në Golem.


Brenda automjetit janë gjetur 2 armë zjarri, ndërsa në vendngjarje 20 gëzhoja.

Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Euronews Albania/