Si mund të infektohet fëmija me parazitë të zorrëve. A janë skratë e fëmijëve të rrezikshme dhe si shërohen?
Skratë e fëmijëve janë dukuri e shpeshtë te vogëlushët, posaçërisht ata që shkojnë në kopsht
Parazitët e zorrëve ose skratë janë infeksione që mund t’i ndodhin çdokujt, posaçërisht është ankth për prindërit kur i vërejnë te fëmijët e tyre.
Më të njohurat janë “Enterobius vermicularis” dhe Ascaris lumbricoides”, lloji i parë i njohur me emrin skratë e fëmijëve, sepse konsiderohet shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve të parazitëve te vogëlushët.
Kolektivet janë shpesh vatër e bartjes së këtij lloj paraziti, posaçërisht nëpërmjet duarve të ndotura nëse fëmijët prekin ushqimin të cilin më vonë e konsumojnë.
Mund t’i bartin edhe te të rriturit, por ata nuk janë aq të rrezikuar ndaj infeksionit, prandaj më shumë duhet t’i kushtohet kujdes higjienës së fëmijëve të vegjël, transmeton Telegrafi.
Parazitët më të shpeshtë të cilët shfaqen te fëmijët janë skratë e vogla të cilat mund të shihen me sy. Parazitët femra nëpërmjet sistemit të tretjes arrijnë deri te vrima anale e fëmijëve ku i vendosin vezët. Duken si fije të vogla të bardha dhe mund t’i vëreni në jashtëqitjen e fëmijëve.
Nëse fëmija thotë se ka dhembje dhe shqetësime në stomak, gjumë të parehatshëm për shkak të kruajtjes së anusit dhe ka humbje oreksi, atëherë janë simptoma të qarta dhe duhet të dërgohet sa më parë fëmija në kontroll te mjeku.
Nëpërmjet analizës së jashtëqitjes për parazitë ose një tampon perianal, mund të përcaktohet me siguri nëse një fëmijë ka parazitë apo jo.
Terapia kundër parazitëve zgjat rreth shtatë ditë, por përveç terapisë standarde duhet të jepen edhe barna më të forta për të shmangur riinfeksionin, pra kthimin e parazitëve në zorrë.
Uji i ujësjellësit është i sigurt, ndërsa uji i burimeve është i rrezikshëm dhe ka potencial për të transmetuar këto lloj parazitësh.
Për sa i përket frutave dhe perimeve, nuk ka arsye për t’u shqetësuar, parazitët rrinë në sipërfaqe dhe mjafton që gjithçka të shpëlahet mirë me ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'