LAJMI I FUNDIT:

Zhytësit e policisë kanadeze zbuluan se ‘trupi’ i raportuar në një kanal në fakt ishte një manekin

Zhytësit e policisë kanadeze zbuluan se ‘trupi’ i raportuar në një kanal në fakt ishte një manekin
Foto ilustrim: Manekini

Policia e Ontarios tha se një ekip zhytjeje duke iu përgjigjur një raporti të një trupi të dyshuar brenda në një kanal, gjeti mbetjet e raportuara, dhe në fakt zbuloi se ishte një manekin.

Policia e South Simcoe tha se oficerët iu përgjigjën një raporti të një trupi që “pluskonte” në një kanal pranë rrugëve Canal dhe Pumphouse të mërkurën pasdite.

Njësia Rajonale e Zhytjes e Policisë së York-ut u thirr në vendngjarje dhe zhytësit arritën të rikuperonin objektin dhe zbuluan se në të vërtetë ishte një manekin, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


E gjithë kjo situatë u sqarua në profilin e departamentit të policisë së South Simcoe në Facebook.

Në postimin e bërë nga ana e policisë shkruhej: “Të mërkurën, 22 mars 2023, në orën 14:30, policia iu përgjigj një raportimi të një trupi të dyshuar të gjetur në kanal në zonën Canal Rd & Pumphouse Rd të #Bradford”.

“Oficerët e ndihmuar nga Njësia Rajonale e Zhytjes së Policisë së York-ut përcaktuan se ishte një manekin”, vazhdonte shkrimi. /Telegrafi/