Baltë, pluhur, gropa që arrijnë thellësi deri në 30 centimetra dhe ujëra të zeza që rrjedhin përmes rrugës. Kjo është pamja e rrugës tek kazerma e qytetit të Tetovës. Rregullimi i kësaj rruge po premtohet tash afër tri dekada, por assesi të realizohet.
Përveç papastërtisë që krijohet në këtë rrugë nga ujërat e zeza të kanalizimit por edhe të reshurave, së fundmi, sikur kjo të mos mjaftojë, në këtë rrugë kanë filluar që të krijojnë edhe një deponi të këtyre përmasave.
“Shikoni mbeturinat ku i kanë hedh këtu, rruga ende pa u hapur është gjatë dimrit balta na mbulon, verës pluhuri, nuk dimë kah të shkojmë. Kjo rrugë ka 30 vjet kështu. Veç kanë ardhur e kanë mat kanë ik por asgjë nuk bënë. Do bëhet veç kur ti shohim makinat duke punuar, por nuk besoj thjesht nuk besoj”, tha një banor.
“Tepër problem na bën kjo rrugë, unë këtu jetoj, kush mundet vijnë hedh mbeturina kudo. Vetura më është prishur shkaku i rrugës. Fëmijët zonja nuk i le të dalin jashtë sepse ka shumë mbeturina shumë qen. Unë jam rrit këtu 32 vjet i kam kjo rrugë nuk u bë”, u shpreh një tjetër banor.
“Problemi më i madh është si e para me qentë, shumë ka. Fëmijët si të bëhet mbrëmje s`mund të vijnë nga shkolla prej qenve. Ka plasur edhe gypi i ujit një vit ka nuk kanë ardhur ta bëjnë. Dy tre herë kemi dal në televizion por ka mbetur kështu. Do vijmë sivjet do vijmë në mot dhe nuk e bënë. Deri tani kjo rrugë është mbaruar pesë herë, ama vetëm me fjalë me premtime”, theksoi një banor tjetër.
Autoritetet lokale thonë se për këtë rrugë është përgatitur plan i ri për eksproprijimin, ndërsa punimet sipas tyre pritet të nisin në fillim të qershorit.
“Siç informon sektori për punë ndërtimore, elaborati tashmë është kah fundi, dhe më pastaj menjëherë do nis faza e eksproprijimit. Pra është në gjatësi prej 450 metër ndërsa gjerësia do mbetet e njëjtë 21 metër. Projekti për këtë rrugë do kap vlerën rreth 20 milion denarë. Në momentin që sektori i rrugëve do marr elaboratin menjëherë do nis fazën e ekspripriimit dhe më pastaj menjëherë do nis faza e ndërtimit të këtij bulevardi. Mendojmë që diku kah fundi i majit dhe fillimi i qershorit të nisin punimet në këtë rrugë”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit komunal.
Rruga në këtë gjendje ka mbetur tash e më shumë se dhjetë vite, ndërsa shkak për këtë, ka qenë çmimi i ulët me të cilin komuna ka dashur të denacionalizojë tokat e banorëve./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze