LAJMI I FUNDIT:

Jane Fonda: Jennifer Lopez nuk më ka kërkuar falje akoma për incidentin në fytyrë në romancën “Monster-in-Law”

Jane Fonda: Jennifer Lopez nuk më ka kërkuar falje akoma për incidentin në fytyrë në romancën “Monster-in-Law”

Jande Fonda thotë se akoma nuk ka marrë një kërkim-falje nga bashkë-ylli në “Monster in Law”, Jennifer Lopez, për një incident që i shkaktoi në filmin e vitit 2005.

Ylli i “Hustlers”, 53-vjeçe dhe fituesja e “Oscar”, 85-vjeçe, patën një skenë ku u përleshën me njëra-tjetrën.


Megjithatë, Lopez ende nuk e ka shprehur keqardhjen e saj për momentin e 18 viteve më parë.

Foto: YouTube

Gjatë një paraqitje të fundit në “The Drew Barrymore Show”, Fonda shpjegoi se JLo preu aksidentalisht vetullën e saj me unazën e fejesës që kishte vënë për skenën.

Të gjitha lajmet nga Jane Fonda
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jane Fonda

“Gjëja që të vjen ndërmend menjëherë është se kemi një skenë shuplakash”, tha ylli i “Grace and Frankie”.

Foto: YouTube

“Unë e godas me shuplakë, ajo më godet mua, unë e godas me shuplakë. Epo, Jennifer, ajo kishte këtë unazë të madhe diamanti, dhe kështu kur më goditi një herë, ajo më çau vetullën”, kujton ajo.

“Dhe ajo kurrë nuk ka kërkuar falje”, vazhdoi Fonda.

Foto: YouTube

Lopez foli një herë për incidentin në një video në YouTube të vitit 2019, duke thënë se ishte e mbushur me frikë kur erdhi koha e saj për të goditur me grusht Fondan.

“Kisha shumë frikë ta godisja në fytyrë Jane Fondan ose ta lëndoja në çfarëdo mënyre, vërtet”, tha këngëtarja e “Jenny from the Block”.

Foto: YouTube

Në komedi, Jane luajti një vjehërr mbizotëruese që bën gjithçka në fuqinë e saj për të hequr qafe gruan e ardhshme të djalit të saj të luajtur nga Lopez. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori