LAJMI I FUNDIT:

CS:GO thyen rekord të ri të përdoruesve

CS:GO thyen rekord të ri të përdoruesve

CS:GO vazhdon të thyej rekorde më shumë se një dekadë pas publikimit.

Video-loja CS:GO ka thyer kulmin e vet të bazës së lojtarëve aktiv me 1.5 milionë lojtar në lojë në të njëjtën kohë, sipas gjurmuesit të përdoruesve të lojërave SteamDB.


Kjo është rreth 200 mijë lojtar më shumë se kulmi i mëparshëm i vendosur muajin e kaluar, shkruan dotesports.

Gjatë gjithë javës së kaluar, CS:GO ka lëvizur rreth një milion lojtar të njëkohshëm, një nga arsyet kryesore që lojtarët kanë filluar të kthehen përsëri në serverë është sepse Valve së fundmi zbuloi versionin e ri të lojës Counter-Strike 2.

Counter-Strike 2 ka rikthyer një numër të madh lojtarësh profesionist dhe transmetues, të cilët nuk ishin më aktiv me lojën CS:GO. /Telegrafi/