LAJMI I FUNDIT:

Rriten temperaturat në Shqipëri, në Vlorë moti për plazh

Rriten temperaturat në Shqipëri, në Vlorë moti për plazh
Foto: Ilustrim

Këtë fundjavë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim  dhe shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.


Sipas meteorologes Lajda Porja, këtë fundjavë temperaturat mund të shkojnë deri në 25-26 gradë Celsius, ndërsa nga data 27-28 fillojnë “plakat” të cilat do të sjellin dhe reshjet e shiut.

“Një diell dhe ideal do të thosha gjatë kësaj fundjave ku priten temperatura, sidomos dita e shtunë me vlera 25-26 gradë, tipike dhe për plazh do të thosha, megjithatë moti do të jetë i kthjellët, vranësirat në zonat malore do jenë kalimtare dhe të pakta. Nuk zhgënjejnë sërish ‘plakat’ duke bërë që fundi i marsit datat 27-28, pra javën tjetër të sjellin reshje, megjithatë reshje do jenë kalimtare.

Parashikohet që edhe deti i qetë pasi dhe era do jetë kryesisht e lehtë dhe me shpejtësi jo më shumë se 28-30 km në orë. E gjithë vija bregdetare me temperatura mbi 20 gradë, mund ta shijojnë sidomos dita e shtunë, ku parashikohet që qarku i Vlorës do të regjistrojë dhe vlerën 25 gradë, temperatura shumë të larta krahasuar me periudhën në të cilën ndodhemi.

E shtuna dhe e diela janë shumë të favorshme përgjatë këtij marsi dhe surprizues do jetë kjo pranverë. Do kemi dimër, do kemi plazh, do kemi gjithë surprizat e mundshme edhe gjatë muajit prill”, parashikon Porja. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori