LAJMI I FUNDIT:

“Grupi i zjarrit”: U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

“Grupi i zjarrit”: U shkarkuan nga BDI sepse kishin mendim ndryshe

Grupi i Zjarrit ka reaguar për shkarkimet e fundit të funksionarëve nga ekzekutivi e që janë pjesë e “zjarrit”.

Në një kumtesë për media, grupi i zjarrit thotë se “treni i Artan Grubit dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë për eliminimin politik të gjithë atyre që mendojnë ndryshe brenda BDI-së, u realizua në mënyrën më brutale të mundshme, njëjtë siç shkarkoheshin brenda nate ‘të papërshtatshmit’ në sistemin monist”.

Grupi i Zjarrit shton se “zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani një kuadër model i BDI-së që solli sa e sa fitore në Gostivarin e humbur me kampanjën SRMN të Artan Grubit, u shkarkua pa asnjë vërejtje në detyrën e tij. Resmi Ejupi, Adnan Ejup, shumë drejtorë klinikash, siç janë Alajdin Memedi, Besim Koka, Aziz Maksuti, Qamil Kovaçi, pastaj Fikri Aliti, Migjen Selmani, Nehat Nuhiu, Ajrulla Mustafa e të tjerë, u shkarkuan vetëm pse menduan ndryshe, pa asnjë arsye për lëshime eventuale në detyrat e tyre”.


“Gjithë të shkarkuarit dhe ata që s’mund ti shkarkon Artan Grubi me kohë kanë alarmuar se ky njeri ka për synim ta shkatërrojë BDI-në nga brenda, punon për ambiciet e tij të çmendura, në dëm të gjitha proceseve ndaj popullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon. Këta njerëz në foto i shkarkove Artan Grubi, por ti ku do të shkosh kur do të shkarkon votuesi shqiptar?” pyet Grupi i Zjarrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori