Ka përfunduar inspektimi në spitalin e Manastirit: Jana pesëvjeçare ka marrë glukozë, nuk janë konstatuar mangësi gjatë mjekimit
Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer kontroll të jashtëzakonshëm në ISHP Spitalin klinik “Dr.Trifun Panovski” Manastir, ku ka ndërruar jetë pesëvjeçarja Jana Hristovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Inspektorët shëndetësorë kanë konstatuar se vajzës i është dhënë glukozë së bashku me tretësirë fiziologjike, por kjo nuk është konstatuar si gabim i mjekëve pediatër që e kanë mjekuar vajzën. Janë kontrolluar kartelat mjekësore dhe janë marrë deklarata nga punonjësit shëndetësorë që kanë mjekuar fëmijën.
“Fëmija është sjellë në repart për ekzaminim më 22.03.2023. rreth orës 10:00 pa rekomandim paraprak nga mjeku i familjar. Ajo u pranua për ekzaminim nga një pediatër specialist, i cili krijoi një “referim urgjent” me një diagnozë referimi E86 – dehidratim në orën 10:07. Është marrë informacion anamnestik për një temperaturë të ngritur nga tre ditë më parë dhe një dhimbje fyti, për të cilën nëna i dha shurupin Co-almacin. Një ditë para pranimit nuk kishte temperaturë, dy herë kishte të vjella dhe që në mbrëmje ënjtje të qepallave dhe dhimbje në këmbë, pas së cilës nëna e ndërpreu shurupin. Nga ekzaminimi klinik konstatimet konstatuan prani të ënjtjes së qepallave, harqeve hiperemike në regjionin tonsilofaringeal”, thonë Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.
Jana mori një infuzion i cili ishte një tretësirë fiziologjike me 5 për qind glukozë, kështu që u mor përsëri gjak për analiza shtesë, ku u kontrollua sheqeri.
Ata konstatuan se pas marrjes së infuzionit, gjendja e saj u përkeqësua.
Deklarata dhanë edhe pediatër specialistë
“Pas deklaratës së dy mjekëve – pediatër specialistë, pas rezultateve të marra nga analizat enzimatike të kryera për tregues të ngritur të sëmundjeve të zemrës (kreatine kinazë dhe troponin), nëna e fëmijës është njoftuar për seriozitetin e gjendjes. Trupi i pajetë i fëmijës së ndjerë është dërguar për autopsi. Nuk janë konstatuar mangësi në kompetencë të Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor”, shtojnë nga Inspektorati.
Përveç kontrollit në spitalin e Manastirit, aktualisht nga ISHSSH nuk ka informacion nëse është bërë kontroll edhe në dokumentacionin e vajzës së ndjerë, të cilin e mbante mjeku i familjar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025