LAJMI I FUNDIT:

MASH-Maqedoni: Në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt

MASH-Maqedoni: Në shkollat e mesme të mjekësisë do të regjistrohen vetëm nxënësit me mësim të rregullt

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi të gjitha shkollat e mesme publike në vend të cilët kanë marrë verifikimin për realizimin e mësimdhënies në profesionet shëndetësore, se regjistrimi i nxënësve me mësim të ç’regullt do të pezullohet duke filluar nga sesioni i provimeve të muajit mars.

Siç informon MASH-i, paraprakisht nxënësit tani më të regjistruar me mësim të ç’regullt do të vazhdojnë me dhënien e provimeve të parapara por në periudhën e ardhshme nuk do të mund të regjistrohen nxënës të rinj.

Nxënësit e rregullt do të mund të regjistrohen normalisht gjatë muajit qershor, konform kuotave që do të përcaktohen në konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike.

“Vendimi i MASH-it është para së gjithash në interes të procesit të krijimit të personelit mjekësor cilësor. Ndryshe nga nxënësit e rregullt, të cilët përveç teorisë, kanë edhe mësim praktik efektiv sipas standardeve të përcaktuara në plan- programet mësimore, ndërsa nxënësit me mësim të ç’regullt mundësitë e praktikës në kushte reale janë dukshëm të kufizuara”, qëndron në kumtesë.

Ky vendim është në përputhje me përpjekjet e shtetit për të parandaluar ikjen e fuqisë punëtore, e cila mungon dukshëm në sektorin e shëndetësisë.

Statistikat tregojnë se në arsimin e mesëm të mjekësisë me mësim të ç’regullt zakonisht regjistrohen qytetarë më të moshuar , me qëllim për t’u rikualifikuar dhe për të kërkuar punë jashtë vendit.

“Sfidë shtesë është se regjistrimi në arsimin me mësim të ç’regullt nuk ka kuota kufizuese, ndryshe nga regjistrimi i nxënësve të rregullt që përcaktohet me kuota specifike, sipas kapaciteteve të shkollave dhe pikëve minimale të përcaktuara në secilin konkurs për regjistrim në arsimin e mesëm që është minimum 70 pikë, gjegjësisht sukses shembullor në arsimin fillor, por ndonjëherë edhe teste plotësuese kualifikuese për përzgjedhjen e një numri më të madh të nxënësve të paraqitur me 75 pikë”, theksohet në kumtesë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se ky është një vendim i përkohshëm ndërsa në periudhën në vijim fokusi do të vendoset në mundësitë për avancimin e arsimit me mësim të ç’regullt në profesionin shëndetësor, me qëllim që qytetarët të cilët përcaktohen për këtë opsion, të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e duhura, por edhe të motivohen për të realizuar potencialin e tyre personal në vendin e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Haxhiu nga Podujeva vdiq në Qabe, teologu tregon pse trupi i të ndjerit nuk mund të kthehet nga Arabia

Sociale
Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Krerët e institucioneve dhe të partive politike shprehin ngushëllime për vdekjen e Sylë Tahirsylajt

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Shtatë persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Mrasor të Rahovecit

Kronika e Zezë
Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Vdes profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj

Lajme
Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Në Kosovë mbi 10 mijë persona të varur nga droga, 5 mijë nga kokaina

Sociale
Kalo në kategori