Mbledhja e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) të martën u përcoll me tensione të shumta, sidomos kur u diskutua për dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv Besim Curri, e cila erdhi pas publikimit të hulumtimit nga “Betimi për Drejtësi” me titull “Mashtrimet në emër të avokatëve”,
Në një pauzë të mbledhjes, ndodhi një incident mes dy anëtarëve të Këshillit Drejtues – kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani dhe kryetarit të degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushi.
Hasani e konfirmoi se ka ndodhur incidenti me Barbullushin, pasi sipas tij ky i fundit e ka sharë. I njëjti tha se gjendet në Polici.
“Po jam në Polici, kush është vëlla. Po, më ka sha Ergjyment Barbullushi 3-4 herë, më ka sha me nanë për shkak të dorëheqjes të drejtorit ekzekutiv. Kurgjo, ai më ka sha me nanë, domethanë kena dashtë me u kacafyt, ka ndërhy polici, qekaq”, tha Hasani, për “Betimi për Drejtësi”.
Në anën tjetër, Barbullushi, tha se nuk mund të diskutojë asgjë, ngase ia ka ndaluar Policia.
“Nuk muj me diskutu kurgjo, për shkak se policia ma ka ndalu, po më vjen keq. Përndryshe kam qejf me kontribu, me bisedu, me jep informacion, po veç sa ken këtu m’i thanë qito fjalë. Tash s’po muj me i shkel janë t’u bo procedura hetimore”, tha Barbullushi.
Lidhur me rastin, gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri në publikimin e këtij raporti, nuk kemi marrë përgjigje.
Ndryshe, mbledhja e Këshillit Drejtues të OAK-së kishte 9 pika në rend dite. Ndër to, ishte edhe miratimi i raportit financiar, për të cilin kishte disa vërejtje, por u miratua me shumicë votash.
Ndërsa, kur u diskutua lidhur me dorëheqjen e drejtori ekzekutiv të OAK-së, Besim Curri, njëri nga anëtarët tha se dorëheqja konsiderohet si ndërprerje e njëanshme e marrëdhënies së punës.
Aty u theksua se pas hulumtimit të “Betimit për Drejtësi”, duhet të merren urgjentisht hapa nga Këshilli Drejtues, për veprime konkrete, për ta luftuar “kuaci-avokatinë”.
Kurse, kryetari i Odës, Behar Ejupi tha se në bazë të dorëheqjes, kuptohet pse ka dhënë dorëheqje Curri.
“Du me dëgju një përmbledhje të asaj që dëgjova nga ju, Oda e Avokatëve është e hapur për të gjithë anëtarësinë dhe publikun. Është fat i mirë që ne sot po iu drejtohemi anëtarësisë përmes Facebook-ut. E kam thanë që në bazë të normativës që është në fuqi, kryetari e mbikëqyr drejtorin, ashtu është e rregullume me normativë. Por, unë nuk mund të kontrolloj askënd në asnjë moment kur mund të dalë eventualisht ndonjëherë nga zyra. Përgjatë kohës sa e ka kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, ka qenë në rregull. Në bazë të dorëheqjes së drejtorit, kuptohet pse jep dorëheqje. Unë në asnjë moment, në asnjë rrethanë kurrë nuk do t’i mbajë anën asaj që e dëmton imazhin e Odës, Oda është mbi gjithë ne dhe mbi mua si kryetar. Në rastin konkret, ne kemi një dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, kjo dorëheqje ka ardhë si rezultat i asaj që unë e kam thirrë në takim”, tha Ejupi.
Mirëpo, ai përmendi një rast për të cilin, sipas tij, nuk kishte reaguar fare Këshilli Drejtues.
“Me vjen keq për një çështje, por me vjen mirë për një çështje tjetër. Për cilën me vjen keq, nëse hyn në internet e shohim “Skandaloze drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, i kërkon kandidates që intervistën për punësim ta zhvillojë në hotel”. Ky Këshill Drejtues kurrë për atë drejtor që më ka shku mendja nuk ka marrë vendim”, tha ai.
Pas kësaj, kryetari tha se fton “Betimin për Drejtësi” që ta hetojnë rastin në fjalë, në mënyrë që sipas tij “të ndriçohet fytyra e vërtetë e Odës”.
“Unë e ftoj “Betimin për Drejtësi” që ta hetojë këtë rast dhe ta ndriçojë fytyrën e vërtetë të Odës”, tha Ejupi.
Lidhur me këtë, kishte debat rreth asaj se përse kryetari për këtë çështje nuk ka reaguar më herët.
“Të bëhet hulumtimi dhe ta shoh ku është morali i Odës”, tha Ejupi, duke shtuar se kjo çështje ka qenë më skandaloze dhe se për këtë nuk ka marrë vendim Këshilli Drejtues.
“Un e ftova “Betimin për Drejtësi”, e nëse e hetojnë këtë rast, do t’i ndajmë mirënjohje”, tha kryetari.
Më pas, theksoi se drejtori ka bërë gabim e ka konsideruar atë dhe se ka shkuar në zyrë ka ofruar dorëheqjen dhe sipas tij, me këtë ka përfunduar ky diskutim.
Pas kësaj, u hodh në votim dorëheqja e drejtorit ekzekutiv, e cila u miratua me shumicë votash.
Ndryshe, kryetari Ejupi bëri të ditur se gjatë pauzës, ishin detyruar ta ftojnë policinë pas mosmarrëveshjes mes Barbullushit dhe Hasanit.
“Jemi kthyer pas një pauze më të gjatë se nga ajo që planifikuam deri më tani duke pasur parasysh që në kohën e pauzës ishte një mosmarrëveshje mes kryetarit të degës së Prishtinës dhe kryetarit të degës së Gjakovës, ku ishim të detyruar të ftojmë Policinë e Kosovës, tani konstatojmë që kemi kushte për vazhdimin e mbledhjes, kemi kuorum. Mungon kryetari i degës së Pejës dhe Mitrovicës, të cilët kanë vazhduar rrugëtimin për në shtëpi”, tha ai.
Pastaj, u vazhdua me pikën e 8-të të rendit të ditës, që ishte formimi dy komisioneve. Njëri prej tyre, ishte komisioni për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv.
Sipas hulumtimit të “Betimit për Drejtësi” drejtori tashmë i dorëhequr i OAK-së, Besim Curri, ka ofruar ndihmë juridike pa licencë të avokatit, madje i njëjti e ka pranuar se është avokat pasi ekipi i “Betimi për Drejtësi” e ka telefonuar duke kërkuar ndihmën e tij. Po ashtu, Curri ka dalë në takim me ekipin tonë brenda orarit zyrtar, duke menduar se janë klientë./Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova