LAJMI I FUNDIT:

Klubi elitar danez: Marigona Hajdari është aset i madh për ne

Klubi elitar danez: Marigona Hajdari është aset i madh për ne
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistja jonë, Marigona Hajdari, do të largohet nga skuadra elitare daneze, Ringkobing, në fund të edicionit aktual. Klubi danez ka pranuar dëshpërimin që Marigona nuk do të luaj më për Ringkobingun.

Ringkobingu ka shkruar se do të dëshironte ta mbante Marigona Hajdarin edhe për shumë vite të tjera. Klubi e ka cilësuar lojtaren tonë si “hero lokal”.


“Ajo është zhvilluar shumë në skuadrën tonë dhe ka kaluar shumë minuta në fushë. Ajo është super e shpejtë dhe ka sy fantastik për lojë.

Është po ashtu njëra prej lojtareve që bënë më së shumti asistime për bashkëlojtaret. Ishte aset i madh për Ringkobingun dhe jemi jashtëzakonisht të trishtuar që nuk mund ta vazhdojmë bashkëpunimin”, ka shkruar sajti zyrtar i Ringkobingut.

Marigona ka luajtur për gjashtë vjet te Ringkobingu dhe tashmë është prej lojtareve kryesore.

Ringkobingu po e zhvillon kampionatin më të suksesshëm në histori, ndërsa meritat e Marigonës janë të mëdha. Ajo nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Marigona është aset edhe për Kombëtaren e Kosovës. E presim në fillim të prillit për të dhënë kontributin e madh në ndeshjet sfiduese me Poloninë.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori