LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Mbrëmë filloi fundi i pushtetit të BDI-së, jemi të gatshëm të bashkohemi për t’u përballur me ta

Alternativa: Mbrëmë filloi fundi i pushtetit të BDI-së, jemi të gatshëm të bashkohemi për t’u përballur me ta

Partia Alternativa, e cila tani është pjesë e opozitës, ka reaguar në lidhje me tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në Çair të Shkupit.

Nga Alternativa thonë se “mbrëmë kaloi edhe një festë e shtrenjtë private e BDI-së”. Sipas tyre, “mbrëmë u dëshmua për të satën herë se Çairi është i çairasve dhe jo i BDI-së, të paktën jo i Artan Grubit”.

“Përderisa shqiptarët mezi e lidhin muajin me muajin tjetër, ndërkohë që familje të tëra largohen çdo ditë nga vendi duke kërkuar rrugëdalje jashtë vendit, BDI-ja është e fokusuar ekskluzivisht në shtypjen e revoltës së brendshme partiake. Le ta parafrazojmë fjalën e urtë se “Fshati digjet, ndërsa Artani luan futboll e basketboll në kabinetet shtetërore dhe mbledh aktivistë partiakë në sallat sportive”. Me sa duket, frika e dikujt po mbulohet me tubime të dobëta aktivistëve të hutuar partiakë”.


“Dhe, për këtë qëllim nuk kursehen resurse. Ata po e keqpërdorin çdo atom të pushtetit ekzekutiv. Tjetërsimi i tillë i BDI-së nga populli është motivimi më i fuqishëm që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme ta ndëshkojnë këtë model shpërdorues të pushtetit që i mban peng. Alternativa është e gatshme të jetë lehtësuese në procesin e konsolidimit dhe bashkimit të forcave shoqërore që janë të gatshme që përfundimisht të përballen me dinastinë e BDI-së. Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, jemi të sigurt se në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik””, thuhet në reagimin e Alternavitës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori