Sot, në Prishtinë u hap ekspozita e pamjeve satelitore “Looking Beyond – Duke parë përtej”.
Me këtë rast, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu u shpreh se ekspozita paraqet qasje, në të cilën Italia beson fuqishëm, duke e vënë shkencën në shërbim të sigurimit të paqes së planetit tonë.
Ai tha se që nga ardhja në Kosovë, e ka bërë të qartë se qëllimi i aktiviteteve të tyre është krijimi i një partneriteti me institucionet vendore.
“Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të Ditës Italiane të Kërkimit në Botë, e cila shënohet më 15 prill 2023, për të promovuar kërkimin italian mbi Shkencën dhe Hapësirën dhe për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi përdorimin e shumëfishtë të teknologjive të zbulimit satelitor, siç mund ta shihni, nga bujqësia tek infrastruktura, parandalimi dhe menaxhimi i ndryshimeve klimatike, dhe fatkeqësitë mjedisore. Nuk ka rast më të mirë për të festuar ditën tonë të hulumtimit, se duke mbështetur Klubin e Astronomisë së Kosovës, në përvjetorin e nëntë, ku më pak se një vit më parë, në korrik, falë kontributit të UNMIK-ut dhe Komunës së Prishtinës, hapëm dyert e Observatorit astronomik, pas 42 vitesh. Ekspozita paraqet një qasje në të cilën Italia beson fuqishëm, duke e vënë shkencën në shërbim të sigurimit të paqes dhe prosperitetit të planetit tonë.”, u tha ai, duke falënderuar i Komunën e Prishtinës për vënien në dispozicion të hapësirës dhe qendrës rinore për të hapur ekspozitën.
Lidhur me hapjen e ekspozitës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se kjo për kryeqytetin është shumë me rëndësi, për të zgjeruar hapësirën e edukimit për rininë.
Ai ekspozitën “Looking Beyond – Duke parë përtej” e quajti me rëndësi të veçantë.
“Sot këtu e kemi një ekspozitë shumë interesante prej shikimit prej qielli në tokë, për me i mësu të rinjtë tanë, fëmijët tanë, por edhe profesionistat, që sot shkenca, teknologjia shfrytëzohet për gjëra shumë të rëndësishme… Kjo ekspozitë është me rëndësi të veçantë…Po ashtu uroj që të ndërlidhet me shkollat tona, me të gjitha shkollat fillore që të kenë mundësi edhe shkollat e mesme që të bëjnë një vizitë këtu të mirë dhe të shohin se çka mundemi me ba për vendin tonë.”, tha ai.
Ndërkaq, kuratori i ekspozitës, Filippo Maggia, një nga ekspertët më të mëdhenj italianë në fushën e fotografisë bashkëkohore, theksoi se qëllimi i ekspozitës është fokusimi më tepër në hapjen e horizontit.
Ai tha se objektivi i tij që nga fillimi ka qenë që kur ta bëjë këtë ekspozitë të japë një ndjenjë të pamjeve që njerëzit i shohin kur janë në fluturim me aeroplan, se si duket bota në copëza të vogla.
“Qëllimi i kësaj ekspozite nuk është që të fokusohemi te çështja teknike e realizimit të mostrës, por më tepër në hapjen e horizontit, të shohim më tej prej asaj që sjell mostra tek ne. Në thelb dua të them se përmes këtyre pamjeve të marra nga hapësira, të cilat për neve, për syrin tonë duken sikur mozaiqe të pasura me ngjyra dhe me blloqe të vogla, ne në këtë formë mund ta kuptojmë se cila është gjendja shëndetësore e planetit tonë, ky është çelësi, është thelbi i kësaj. Objektivi imi ka qenë që nga fillimi që kur ta bëjë këtë ekspozitë të japë një ndjenjë të fotografive ose pamjeve që ne i shohim kur jemi në fluturim me aeroplan, si duket bota në copëza të vogla, të ndara”, u shpreh ai, me ç’rast edhe falënderoi ata që e kanë përkrahur ekspozitën.
Në kuadër të “Ditës së kërkimit italian në botë”, ekspozita “Looking Beyond – Duke parë përtej” do të jetë e hapur për publikun deri më 14 prill, çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 11:00 – 18:00 dhe hyrja do të jetë falas.
Ekspozita e pamjeve satelitore “Looking Beyond – Duke parë përtej” u organizua nga Observatori Astronomik i Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë, promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane me kontributin e Agjencisë Italiane të Hapësirës (ASI) dhe të kompanive e-GEOS dhe Telespazio, aktive në fushën e zgjidhjeve dhe shërbimeve satelitore.
Kujtojmë që, Observatori Astronomik i Prishtinës, i hapur për herë të parë në vitin 1977, kishte funksionuar vetëm 3-4 vjet, megjithatë kishte shërbyer si qendër shkencore dhe arsimore dhe si nyje e bashkëpunimit midis Lindjes dhe Perëndimit gjatë Luftës së Ftohtë. Në vitin 2022, pas 43 vitesh pasiviteti dhe falë kontributit të Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe Komunës së Prishtinës, kishte rihapur dyert e tij me përpjekjet e disa të rinjve entuziastëve të hapësirës. Qendra ka disa teleskopë dhe një stacion meteorologjik. Organizon ngjarje shkencore dhe takime vëzhgimi të hapësirës, sidomos gjatë eklipseve.
Ndryshe, Dita e kërkimit italian në botë promovohet nga Ministria e Universitetit dhe Kërkimit me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar me synimin për të rritur kontributin e studiuesve italianë në shkencën ndërkombëtare. Në mënyrë simbolike festohet rreth datës 15 prill, përvjetorit të lindjes së gjeniut italian, Leonardo Da Vinci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO
A do ta përcaktojnë të ardhmen e kriptovalutave zgjedhjet presidenciale amerikane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë