LAJMI I FUNDIT:
Fun

U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin

U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë një falënderim për konsumatorët, por në një formë të pazakontë.

Në kohën kur mjeti i informimit mbeten format teknologjike,”KRU Prishtina” vendosi që falënderimin për pagesat e kryera nga ana e konsumatorëve ta bëjë në formë të shkrimit me dorë në një fletë.

Përveç mënyrës së zgjedhjes për të falënderuar në këtë formë konsumatorët, ajo e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit është edhe bukurshkrimi.


E prapa kësaj qëndron zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku.

Ajo në një prononcim për Telegrafin ka treguar arsyet se përse vendosi ta bëjë një veprim të tillë.

” Unë punoj si PR në KRU Prishtina që 20 vjet. Ideja e këtij shkrimi ishte ndërlidhja e së kaluarës me të tashmen. Duke shkruar në tastierë, përveq tjerash, kemi harruar edhe shkrimin me dorë e sidomos bukurshkrimin. Le të shërbejë për gjeneratat e reja që shkrimi i bukur ndihmon në pedantëri dhe si i tillë zhvillon aftësitë fizike dhe mendore”, ka thënë Mjeku.

Mjeku tutje ka shtuar se “e bëra një thirrje për zhvillim të teknologjisë me një laps kimik duke lënë të kuptohet që ne si shqiptarë kemi qenë dhe jemi pedant e të zellshëm”.

Mjeku ka bërë thirrje që të mos i harrojmë gjërat e bukura që na kanë lënë paraardhësit tanë. /Telegrafi/