LAJMI I FUNDIT:

Në çdo cep të qytetit të Shkupit ka deponi jolegale

Në çdo cep të qytetit të Shkupit ka deponi jolegale

Dikur parcela e njohur si “Rasadnik”, që ndodhet në Komunën e Kisella Vodës, përdorej për kultivimin e frutave të ndryshme, sot po përdoret për hedhjen e mbeturinave të ndryshme, nga ato të ndërtimit deri tek ato të tekstilit. Vende-vende aty shihet grumbull mbeturinash që ngjajnë si themele për krijimin e një deponie ilegale. Nga “Rasadaniku” i dikurshëm, aty ka mbetur vetëm pemët e lëna pas dore, dhe një pus i hapur.

Ndërkohë që institucionet zotohen se kanë prioritet kujdesin ndaj mjedisit jetësor, janë pikërisht komunat ato të cilat kanë premtuar se do të bëjnë pastrimin e deponive të egra, megjithatë të njëjtat vazhdojnë të jenë të pranishme në lokacione të ndryshme”

Nga Komuna e Kisella Vodës së fundmi kanë bërë me dije se në buxhetin lokal për vitin 2023 parashikohen fonde për përgatitjen e Planit të Detajuar Urbanistik për këtë lokacion dhe se menjëherë pas përzgjedhjes së zgjidhjes ideore të konkursit ndërkombëtar do të fillojë një procedurë tenderimi për zgjedhjen e kontraktorit për zhvillimin e “Rasadnikut”. Premtime për pastrimin e deponive ilegale kishte edhe kryetarja e Qyteti të Shkupit, Danella Arsovska. Disa nga ato deponi u pastruan muaj me parë, po të njëjtat vende pas një kohë mbushën përsëri me mbeturina. Kryetarja e Shkupit tha se çdo institucion duhet të bëjë punën e vet, duke përmendur këtu inspektoratin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.


Më duhet të them se pastrimi i deponive nuk është prioriteti ynë parësor. Ne kemi kompetencat tona 06:50 Ne e bëmë atë pastruam pothuajse 250 deponi të egra, të cilat më pas në nivel lokal sigurisht që duhet të mirëmbahen. Megjithatë duhet që të gjitha palët e përfshira të punojnë së bashku në këtë proces. Duhet në zgjidhje gjithëpërfshirëse, sipas së cilës do të veprojnë të gjitha palët e prekura, fillimisht ato që e kanë si obligim parësor dhe ata nuk jemi ne,” u shpreh Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit

Një nga rastet kur deponia pastrohet dhe e njëjta krijohet përsëri brenda një kohë të shkurtër është e ajo në Vizbeg ku qindra metra katrorë sipërfaqe tokë është e mbuluar me mbeturina, të cilët vende-vende shumicën e kohës digjen. /alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori