LAJMI I FUNDIT:

Ferrari prezanton kabrioletin e ri, debuton Roma

Ferrari prezanton kabrioletin e ri, debuton Roma

Edhe pse veturat e vërteta sportive kanë rënë në rendin e dytë si pasojë e ekspansionit të modeleve SUV dhe crossover, në disa kompani akoma mbizotëron ideja e vjetër e dëshmi për këtë është Ferrari.

Derisa të gjithë flasin për modelin crossover të prodhuesit italian (Purosangue), në Ferrari nuk ndalen kur bëhet fjalë për klasiken e pastër.


Me ardhjen e ditëve të nxehta, vendosën ta prezantojnë modelin Roma me kulm të hapur. Kombinim i përkryer i tradicionale e madje dizajnit retro, tani është prezantuar versioni me kulmin e palosshëm.

Kulmi i butë që paloset për 13.5 sekonda edhe gjatë vozitjes, është kërkesa e vetme e kompanisë italiane për përdoruesit, që ta vozitin nën shpejtësinë prej 60 kilometra në orë.

Roma Sider vihet në lëvizje nga motori 3.9 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 620 kuaj-fuqi. Kjo veturë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, kurse nga 0-200 për vetëm 9.7.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 320 kilometra në orë. Të gjithë të interesuarit duhet të ndajnë mbi 200 mijë euro, nëse dëshirojnë ta kenë një të tillë në garazh. /Telegrafi/