LAJMI I FUNDIT:

“Serbia kthehet nga Ohri destruktive”, shefi i Kabinetit të Konjufcës del me një deklaratë derisa takimi po vazhdon

“Serbia kthehet nga Ohri destruktive”, shefi i Kabinetit të Konjufcës del me një deklaratë derisa takimi po vazhdon

Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri destruktive.

Këtë deklarim ai e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, teksa takimi trelateral në Ohër po vazhdon ende.

Vazhdojnë bisedimet, Kurti dhe Vuçiq i rikthehen takimit në Ohër
Lexo po ashtu Vazhdojnë bisedimet, Kurti dhe Vuçiq i rikthehen takimit në Ohër

Kërçeli tutje është shprehur se nuk ka Asociacion i cili e shkel Kushtetutën, e cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.


“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdojnë takimin në Ohër.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Fillimisht përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka mbajtur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq me pas edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit bilateral, diku rreth orës 15:30 ka filluar takimi trepalësh ndërmjet Borrelit, Kurtit dhe Vuçiq.

E zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një deklaratë për media theksoi se në fund të takimit, përfaqësuesi i Lartë, Borrell do të dalë me një deklaratë për media.

Ai tha se kjo deklaratë pritet të bëhet në orët e mbrëmjes. / Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori