LAJMI I FUNDIT:

Shawn Mendes mohon thashethemet se ka nisur një romancë të re me Sabrina Carpenter

Shawn Mendes mohon thashethemet se ka nisur një romancë të re me Sabrina Carpenter

Shawn Mendes ka mohuar spekulimet se ai dhe Sabrina Carpenter kanë nisur një romancë.

“Ne nuk po takohemi”, i tha Mendes programit televiziv holandez “RTL Boulevard” të premten (17 mars).


Këngëtari i “Stitches” më pas sugjeroi që të flisnin për partneritetin e tij me Tommy Hilfiger në vend të një lidhje të re, shkruan PageSix.

Foto: TheImageDirect.com

Mendes dhe Carpenter fillimisht ndezën thashethemet për romancë kur llogaria e Instagramit ‘Deuxmoi’ postoi një këshillë se ata dukeshin “të rehatshëm” ndërsa “qartësisht ishin në një takim” në Horses në Los Angeles muajin e kaluar.

24-vjeçari dhe këngëtarja 23 vjeçe, u fotografuan në festën e publikimit të albumit “Endless Summer Vacation” të Miley Cyrus javën e kaluar në Beverly Hills, ku dyshohet se u larguan në të njëjtën makinë së bashku.

Foto: TheImageDirect.com

Dyshja u panë gjithashtu duke kryer punë së bashku në Los Angeles menjëherë pas postimit të ‘Deuxmoi’.

Të gjitha lajmet nga Shawn Mendes
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shawn Mendes

Para Carpenter, Mendes u përfol edhe për një lodhje me 51-vjeçaren Dr. Jocelyne Miranda, që nga vera e kaluar.

Foto: TheImageDirect.com

Të dy madje u fotografuan ndërsa ishin në një shëtitje së bashku në Runyon Canyon Park në Los Angeles muajin e kaluar.

Mendes nuk është takuar publikisht me dikë që nga ndarja me Camila Cabello në nëntor 2021 pas dy vitesh së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori