Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi raportet financiare të ndërmarrjeve publike
Këshilli i Komunës së Tetovës me shumicë votash më në fund ka miratuar llogarinë përfundimtare për vitin 2022. Pikërisht mos votimi në afatin e paraparë me ligj gjatë vitit të kaluar, çoi në zgjedhje të parakohshme këshillin e komunës së Tetovës.
Në ndërkohë, në seancë të këshillit të komunës së Tetovës janë miratuar raportet financiare për Ndërmarrjen Publike Komunale “Tetova-Tetovë”.
Kryetari i këshillit Besar Durmishi, me këtë rast tha se ndërmarrjet publike në përgjithësi gjatë vitit të kaluar kanë punuar mirë edhe përkundër gjendjes së rëndë financiare.
“Kjo ndërmarrje krahasuar me vitin 2021, kjo ndërmarrje ka vjelur më shumë të hyra në vlerë prej 76 milionë denarë në vitin 2022 dhe ndërkohë janë rritur shpenzimet për 48 milionë denarë, por kjo si rezultat i rritjes së çmimit enorm të energjisë elektrike, derivateve, lëndës së parë, në pjesën e pagave e kështu me radhë, prandaj është një përmirësim i situatës financiare të kësaj ndërmarrje, gjendja shkon për të mirë. Edhe ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit ka dalur me një saldo pozitive prej 4 milion denarë. Pritet që të meret vendim, se këta mjete të cilët kjo ndërmarrje i ka si saldo pozitive të kthehen në komunë ose të paguajë borxhin ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike sepse aty ka një borxh të trashëguar vite me radhë”, tha kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.
Në ndërkohë, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se shumë shpejt do të qartësohet situata për sa i përket ndarjes së Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, në dy ndërmarrje tjera.
“Sa i përket ndërmarrjes për menaxhim me mbeturinat jemi në finalizim të studimit-fizibiliteti për futjen e partnerit publik privat, sa i përket ndërmarrjes uji dhe kanalizimi procedurat formal-juridike kanë kaluar për përzgjedhje të komisionit mbikëqyrës dhe organeve drejtuese, pra punohet në atë drejtim që këta ndërmarrje të jenë në shërbim të qytetarëve”, tha kryetari Kasami.
Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë akuzuar komunën respektivisht koalicionin Lëvizja Besa – OBRM-PDUKM, se nuk kanë punuar mirë dhe kanë harxhuar buxhetin në mënyrë joadekuate.
Nga OBRM-PDUKM thonë se kanë trashëguar ndërmarrje me borxhe të mëdha edhe pse shteti kishte paguar pjesën më të madhe të borxheve. Gjatë miratimit të llogarive përfundimtare dhe planeve financiare për çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, nuk është miratuar llogaria përfundimtare e Gjimnazit të Tetovës, që shkaktoi reagime të këshilltarëve të BDI-së, të cilët akuzuan kryetarin e komunës së Tetovës për revanshizëm politik ndaj këtij institucioni të lartë arsimor./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime