LAJMI I FUNDIT:

Man Utd vendos një afat të ri për ofertat e përmirësuara të blerësve

Man Utd vendos një afat të ri për ofertat e përmirësuara të blerësve

Subjekteve që duan të blejnë klubin e Manchester Unitedit u është dhënë një ultimatum nga The Raine Group.

Oferta për Unitedin është duke u zhvilluar mirë, me familjen mbretërore të Katarit, INEOS-in e Sir Jim Ratcliffe dhe palë të tjera që duan të blejnë klubin.

Sipas mediumit The Mail, grupi financiar që organizon procesin e tenderit u ka thënë palëve se kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar ofertën e tyre të radhës.


Ofertuesit dhe investitorët ftohen në Old Trafford për të parë prezantimet rreth Man Utd
Lexo po ashtu Ofertuesit dhe investitorët ftohen në Old Trafford për të parë prezantimet rreth Man Utd

Drejtuesit e Unitedit do të takohet me përfaqësuesit e Katarit dhe Ratcliffe këtë javë për bisedime të mëtejme.

Një takim i tillë ka për qëllim t’u tregojë ofertuesve më shumë informacion rreth klubit.

Raportet e mediave janë të ndara mbi atë se cilët janë favoritët për të blerë klubin, por ekziston një konsensus se asnjë ofertë nuk i është afruar çmimit të kërkuar të familjes Glazer. /Telegrafi/