LAJMI I FUNDIT:

Denoncimi i rrezikut, Salihaj: Nxënësit po qesin haraç

Denoncimi i rrezikut, Salihaj: Nxënësit po qesin haraç

Jonuz Salihaj, njohës i arsimit, ka thënë se nxënësit u qesin haraç atyre që janë shembullorë.

Ai ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për heqjen nga plan-programi të orës së kujdestarisë.

“Sipas hulumtimeve tona, shkollat te na ndikon për shëndetin e fëmijës 17-18%. Ambienti, familja kanë ndikim substancial. Ai fëmijë që është edukuar në suaza të dhunës, ai e shpërfaq dhunën te shokët e vet. Dukuria e haraçit është jashtëzakonisht e përhapur në shkolla. Fëmijët më të mirë, më të dëgjueshëm, shantazhohen duke u thënë: Ti çdo ditë ke me mi sjell mua nga 5 euro, nëse nuk m’i sjell të pret thika”, ka thënë Salihaj, në emisionin “Kallxo Përnime”.


Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ka thënë se pas dhunës në familje, dhuna në shkolla është sfida më e madhe për këtë Qendër.

Mujku ka shtuar se nuk e mban mend që ka pasur ndonjëherë kaq shumë raste të dhunës në shkolla.

“Jo vetëm dhuna fizike, psikologjike por edhe ajo seksuale. Vetëm gjatë vitit 2022 ne si Qendër kemi pasur 450 raste të të miturve, ku 70% e këtyre rasteve të dhunës janë nëpër shkolla. Raste që i trajtojnë”, ka thënë Mujku.

Ai ka thënë gjithashtu se këto raste janë të rënda pasi që është dashur të intervenojë edhe Qendra për Punë Sociale.

“Pothuajse çdo ditë jemi nëpër shkolla duke i trajtuar këto raste, kryesisht kemi të bëjmë me rrahje mes nxënësve, përdorimi i substancave narkotike, përdorimi i thikave, përdorimi i armëve”,  ka thënë me tej Mujku.

Ndryshe vetëm 20 punëtorë socialë në kryeqytet merren me rastet e dhunës në shkolla. /Kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori