LAJMI I FUNDIT:

PD ankimoi vendimin e KQZ-së që nuk e regjistroi në zgjedhje

PD ankimoi vendimin e KQZ-së që nuk e regjistroi në zgjedhje

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u hodh sot shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Relator i çështjes për ankimimin e PD-së u caktua Koli Bele.

Ditën e djeshme, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.


Pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).

Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit, atëherë PD ka të drejtë që brenda pesë ditëve t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor. /Telegrafi/