LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Edhe nëse nuk ka dakordim në Ohër, marrëveshja është e mbyllur

Çollaku: Edhe nëse nuk ka dakordim në Ohër, marrëveshja është e mbyllur

Ish-ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, vlerëson se në takimin e 18 marsit, në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund të mos ketë dakordim.

Megjithatë, Çollaku tha se është e qartë për të gjithë se marrëveshja është e mbyllur dhe e panegociushme.

“Mund të mos ketë dakordim në takimin e Ohrit, por ajo që duhet të kemi të qartë të gjithë është se marrëveshja është e mbyllur, e panegociushme dhe plani zbatues është i natyrës dytësore”, u shpreh Çollaku, për Klan Kosova.


Ish-ministri për neni 7 të planit evropian tha se serbëve i’u jep kompetenca përtej asaj që kanë pasur deri sot, gjë të cilën e konsideron si shumë të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe Kushtetutën.

“Nuk qon peshë a do të themelohet Asociacioni pas 50 apo 200 ditësh, sepse tani po flasim për dicka shtesë që nuk ka ekzistuar në marrëveshjen e 2013. Neni 7 është dicka e re dhe totalisht e panevojshme, por si ka përfunduar në tavolinë është një përgjegjësi që kryeministri Kurti duhet t’ju tregoj qytetarëve të Kosovës pasi kjo ka shkruar në dëm të interesave të Republikës së Kosovës”.

“Forcimi dhe dhënia e kompetenca shtesë përtej asaj që kemi sot dhe që jemi pajtuar në vitin 2013 mendoj se do të rrezikojë seriozisht funksionimin e shtetit dhe Kushtetutën”, tha Çollaku.

Tutje, Çollaku tha se ndërkombëtarët duan që marrëveshja që do të arrihet të respektohet nga të dyja palët në afatet kohore strike.

“Aneksi do të jetë pikë integrale e kësaj marrëveshjeje si pasojë e të kaluarës jo të mirë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, Faktori ndërkombëtar duan të sigurohen që në këtë marrëveshje të ketë zbatim të qartë me afate kohore strike gjë që nuk janë respektuar në të kaluarën”, deklaroi Çollaku

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori