LAJMI I FUNDIT:

Park energjetik diellor në Fier, kompania shqiptare përfiton 28 milionë euro kredi nga fondi GGF

Park energjetik diellor në Fier, kompania shqiptare përfiton 28 milionë euro kredi nga fondi GGF

Fondi për Energji të Gjelbër (GGF) tha se po jep një kredi prej 28 milionë eurosh (29.9 milionë dollarë) për kompaninë shqiptare të energjisë së ripërtërishme SPV Blue 1 për ndërtimin dhe funksionimin e një parku energjetik diellor me kapacitet 50 megavat (MW) në Fier.

Kredia do të mbulojë deri në 75 për qind të shpenzimeve të lidhura me projektin, tha GGF në një deklaratë për shtyp.

Projekti u mbështet gjithashtu nga Institucioni i Asistencës Teknike të GGF, thuhet në njoftimin për shtyp.


Termocentrali do të gjenerojë më shumë se 108,000 MWh energji të pastër çdo vit, duke kontribuar në përpjekjet e Shqipërisë për të reduktuar emetimet e CO2 me 11.5 për qind deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2016.

Në qershor 2022, Enti Rregullator i Energjisë i Shqipërisë (ERE) i dha një licencë SPV Blue 1 për ndërtimin e termocentralit diellor 50 MW.

SPV Blue 1 sh.p.k u themelua nga firma vendase e investimeve Blessed Investment dhe kompania e ndërtimit Matrix Konstruksion në vitin 2021.

Ndërtimi i impianteve për energji diellore është në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për divesifikimin e burimeve të energjisë në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori