Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, fitoi medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23, që u mbajt në Leiria të Portugalisë.
Ai hodhi gjylën në largësi 19.28 metra, distanca kjo më e largët nga të gjithë rivalët e tij në këtë garë.
Më të zbarkuar në Prishtinë, Ramadani për KosovaPress tha se kishte punuar jashtëzakonisht shumë për ta arritur këtë sukses dhe ia doli përballë shteteve shumë të fuqishme.
“Jemi përgatitur për këtë medalje, po ashtu edhe për këtë rezultat. Nuk ka qenë rezultat befasues për ne por ka qenë rezultat i pritshëm ku kemi punuar prej muajit tetor për këtë garë ku edhe na u shpërblye mundi me medaljen e artë dhe me një rekord personal dhe rekord shtetëror… Konkurrenca ka qenë tepër e fortë marrë parasysh që kanë qenë të gjitha shtetet e Evropës, kanë qenë 40 shtete ku ndër rivalët më të Italia, Gjermania, Spanja, ka pasur edhe rival të tjerë por me rezultat më të dobët.”, tha Ramadani.
Ai shtoi se në të ardhmen synon ta rrëmbejë medaljen e artë edhe në Kampionatin Evropian që mbahet në verën e këtij viti.
“Po, motivi është një motiv shtesë pasi që është një medalje për mua, për Kosovën por presim tani të punojmë për garën tjetër, është Kampionati Evropian në korrik të këtij viti ku edhe atje presim ta fitojmë medaljen e artë.”, theksoi ai.
I lumtur me suksesin e tij u shpreh edhe trajneri dhe babai i tij, Shaban Ramadani. Ai theksoi se këtë vit synimi është që të arrihet normal olimpike.
“Të jesh i pari në Evropë është një diçka shumë e vlefshme. Kur ishte fjala të konkurrenca, ajo ka qenë e jashtëzakonshme pasi kanë marr pjesë 40 shtete të Evropës dhe aty vet pjesëmarrja e tyre e tregon konkurrencën e tyre. Qëllimi ynë është t’i ofrohemi këtë vit sa më shumë normës olimpike e cila duhet të punohet mjaftë shumë për ta arritur mirëpo dalëngadalë, shkallë pas shkalle besoj që do t’i ofrohemi edhe normës olimpike këtë vit”, theksoi ai.
Nga ana tjetër, kryetari i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani tha për KosovaPress se rezultatet dhe sukseset e Ramadanit janë stimul për atletët e rinj për të arritur suksese kulminante.
“Federata Atletike e Kosovës tani është me kampion evropian dhe unë e përgëzoj dhe e uroj përzemërsisht në emër timin dhe të Federatës Atletike të Kosovës këtë djalë të ri i cili është duke shkëlqyer dhe me siguri dalëngadalë do të arrijmë edhe kampion botëror dhe olimpik. Puna e tij dhe trajnerit të tij Shabani është për t’u lavdëruar dhe për t’u përkrahur nga të gjithë ne… Rezultatet e Muhametit janë edhe për atletët e ardhshëm të cilët si stimul apo si nxitës për të arritur rezultate të mira”, theksoi Sylejmani.
Ai gjithashtu kërkoi edhe mbështetjen më të madhe nga ana e Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik për sportin e atletikës në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City