Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguron se inflacioni këtë vit do të jetë më i ulët se rritja e pagave, duke përfshirë pagën minimale dhe pagën mesatare. Ai i bëri thirrje Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që ta hetojë rastet e keqpëdorimeve.
Shporta e konsumatorit në tregjet botërore gati 11 muaj është më e lirë se vitin e kaluar, kurse në Maqedoninë e Veriut është 25 për qind më e shtrenjtë. E për këtë Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë duke folur në këtë drejtim dhe për çmimet e bukës njoftoi se në qytetin e Shkupit, në sferën e prodhimit të bukës, janë bashkuar disa kompani dhe përcaktojnë çmimet me të cilat e shpërndajnë dhe e shesin bukën nëpër supermarkete të mëdha. Ai i bëri thirrje Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që ta hetojë rastet.
”Jam i bindur, ky është mendimi im personal, se në qytetin e Shkupit në sferën e prodhimit të bukës janë bashkuar katër, maksimumi pesë kompani dhe përcaktojnë çmimet me të cilat e shpërndajnë dhe e shesin bukën nëpër supermarkete të mëdha. Në brendësi të Maqedonisë çmimet janë më të ulëta se 32 denarë dhe këtë e tregojnë raportet ditore që vijnë në Ministrinë e Ekonomisë. Ne si Ministri e Ekonomisë nuk do të lejojmë një punë të tillë përderisa kemi mekanizma për të vepruar në përputhje me Ligjin për Tregti” – deklaroi Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi siguron se inflacioni këtë vit do të jetë më i ulët se rritja e pagave, duke përfshirë pagën minimale dhe pagën mesatare.
”Inflacioni i përgjithshëm nuk vjen vetëm nga produktet ushqimore. Ne po ndërhyjmë në sektorin e energjisë, do të ndërhyjmë në produktet ushqimore bazë, por sigurisht që ka edhe sektorë të tjerë që do të duhet të bëjnë punën e tyre. Inflacioni këtë vit do të jetë më i ulët se rritja e pagave, duke përfshirë pagën minimale dhe pagën mesatare” – deklaroi Kreshnik Bekteshi.
Lidhur me rritjen e çmimeve Bekteshi nuk don të bëj krahasime me rajonin. Sipas tij, Enti i Statistikave punon sipas një metodologjie të përafruar plotësisht me Bashkimin Evropian. Mënyra se si merren mostrat për të përcaktuar një përqindje të caktuar të rritjes ose uljes së çmimeve mund të ndryshojnë midis vendeve, veçanërisht vendeve joanëtare të BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje