Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri thotë se fillimisht duhet t’i shoh letrat e pastaj mund t’i pranojë në zyrë, të cilën përkundër insistimit nuk tregon se ku gjendet ajo.
Nëse dokumentet tregojnë se rasti është në rregull, Curri thotë se e pranon rastin, në të kundërtën refuzon pasi nuk do të marrë para nëse rasti është i humbur.
Hulumtuesi: Ani avokat, pra të thërrasin djali e çika pra.
Curri: Unë mundem me i prit në zyre po derisa si shoh çka është puna e letrave për çka jon letrat qysh tek nuk mundem me të thanë nëse është se ka shanca me bo naj veprim atëherë mirrem nëse shoh që s’ka shanse të tregojë mundesh me angazhu kënd të dush, edhe njëherë po ta përsërisë nëse e shoh që s’ki shanse nuk e marrë rastin po ta them në mënyrën ma të sinqertë, s’du me marrë pare veç që ti e ki gjendjen jo të mirë ose je në telashe me doganë, nëse ata kanë të drejtë sipas ligjit ti veç ki me bo shpenzime shtesë…
Hulumtuesi: A s’mundesh qeto me ti pru në zyre ma herët?
Curri: Nuk muj se jam në gjykatë o burrë, nuk jam një zyre hiç qata po mundona me gjet një blic një moment veç me i këqyr letrat, tani nëse ka diçka unë i them për nesër e lajm dhe vini në zyre.
Hulumtuesi: Ku e ki zyrën avokat më fal?
Curri: Nuk është fortë larg prej lagjes ku është “Bill Clinton”, megjithatë i tregoj çikës edhe djalit”.
Në proces e sipër të hulumtimit, Besim Curri si duket e ka kuptuar se ai është subjekt i investigimit. Për këtë qëllim, duke tentuar të përmirësojë mashtrimet e paraqitjes në rolin e avokatit, ai ka telefonuar në numrin e redaksisë. Pas kësaj, hulumtuesi e ka telefonuar Currin, por tanimë fjalët e tij, kanë ndërruar në tërësi. Tash nuk flet si avokat, por si një bamirës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Curri: Kush të ka çu ty tek unë a bon me ditë, kush të ka çu tek unë vëlla?
Hulumtuesi: O për besë ma ka dhanë një shoq numrin qaty në Doganë u takova më to.
Curri: Ngom, veç ta sqaroj se unë në realitet nuk jam i licencuar si avokat, unë qeta po du me ta sqaru paraprakisht, që unë s’jom avokat, se unë kom punu 21 vjet në Doganë dhe mundohem dhe jom kanë drejtor në Doganë, mundohem njerëzit me i ndihmu, nëse ki sukses unë të them qishtu qishtu është e rregulluar me ligj, këqyre ligjin edhe unë nuk muj me të përfaqësu në atë kuptimin se ende s’jam i licencuar si avokat. Unë mundem veç me të tregu në bazë të përvojës time 21 vjeçare që kam punuar si drejtor në Doganë mundem me të kallxu edhe me të ndihmu në kuptimin ligjor edhe më të thanë qikjo-qikjo është e mundshme me u bo e kjo s’është e mundshme me u bo. Por, pa i pa letrat për besë s’po di qysh me të ndihmu”.
Besim Curri përkundër faktit se gjatë hulumtimit dëshmohet se ofron ndihmë juridike, për të cilat kërkon të paguhet, mohon të ketë biznes të hapur për ndihmë juridike.
Në seancat e monitoruara nga “Betimi për Drejtësi”, ai thotë të ketë ndihmuar pronarin e kompanisë që përfaqësonte pasi e ka shok.
Në bisedë e sipër hedh dyshime se mund të jetë i punësuar nga kompania si zyrtar ligjor, pasi vetë e thekson se çdo kompani e ka një të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'