Koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim, Agon Islami beson që është momenti i fundit që çështja e shqiptarëve të Luginë së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Islami marrëveshjen e diskutuar në mes palës kosovare dhe serbe në takimin e fundit në Bruksel e konsideron si bazë të mirë për arritjen e marrëveshjes finale.
Islami për KosovaPress nënvizoi se serbët në Kosovës nuk duhet të gëzojnë të drejta ekskluzive, derisa shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i gëzojnë as të drejtat elementare.
“Baza e marrëveshjes duhet të jetë plani franko-gjerman dhe është shumë e mirë dhe shumë e qëlluar që edhe qeveria e kryeministri Kurti e ka pranuar një gjë të tillë megjithatë nuk duhet të harrojë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për reciprocitet apo asimetri, të kërkojë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës krahas serbëve në veri të Kosovës.
Vlerësoj që nuk duhet të ketë pakicë e veçuar me të drejta ekskluzive derisa pakica tjetër nuk i gëzon as të drejtat elementare… Është momenti i fundit që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet seriozisht për shkak se pas disa viteve Luginë nuk do të kemi nëse vazhdon ky trend i ikjes dhe është shumë e rëndësishme të bisedohet për ne njëjtë sikur po bisedohet për serbët e Kosovës në Bruksel”, shprehet Islami.
Ai tha se në dialogun Kosovë-Serbi është e nevojshme të kenë përfaqësues edhe nga Lugina e Preshevës.
Megjithatë, ai pret që çështja e shqiptarëve në atë pjesë të Serbisë do të trajtohet në Bruksel.
“Është e nevojshme shumë, por mos të harrojmë që kryeministri Kurti ka një këshilltare nga Lugina e Preshevës e cila është vazhdimisht me atë së paku për trajtimin e problemeve të Luginës së Preshevës dhe kjo është një arsye edhe më e madhe që besojmë që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në kuadër të dialogut në Bruksel për shkak se siç e potencova është fundi i pritjes…. Është shumë e rëndësishme që çështja e Luginës së Preshevës sa më parë të hapet në Bruksel”, theksoi ai.
Si problem thelbësor që po ballafaqohen shqiptarët që jetojnë në Luginë, koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim – Lugina në Bujanoc, Agon Islami e konsideroi pasivizimin e adresave.
Ai tha se kjo dukuri është e shprehur sidomos në komunën e Medvegjes.
“Besohet ka një numër, sidomos në komunën e Medvegjës, pasivizimi i adresës është shumë i theksuar gjë që ua ka pamundësuar edhe atyre që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që ndodhi nga 1 deri më 31 tetor të vitit të kaluar.
Kjo është një ndër problematikat më të mëdha që ballafaqohen banorët shqiptarë në Luginë të Preshevës megjithatë po presim që disa sidomos në komunat Bujanoc dhe Preshevë edhe të pasivizuarit kanë pas mundësi që të regjistrohen dhe po presim që muajin e ardhshëm kur do të dal rezultati i regjistrimit të popullsisë sidomos për Luginën e Preshevës të shohim të se sa janë dhe a i kanë regjistruar dhe a kanë qenë normativat që të regjistrohen të pasivizuarit shqiptarë nga Lugina e Preshevës”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite