Deklarata e nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci, në seancën e së enjtes lidhur me mëmësinë ka ngjallur reagime të shumta.
Teksa po diskutohej për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, Bogujevci tha se nuk duhet medoemos të ketë një burrë me të cilin martohet për t’u bërë nënë. Ajo gjithashtu tregoi se i beson shkencës, e cila ia mundëson një gruaje të bëhet nënë pa pasur nevojë për një burrë.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale, madje ka pasur edhe ofendime në drejtim të Bogujevcit.
Lidhur me këtë ka reaguar Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ), duke dënuar reagimet fyese dhe seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit.
“Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) i dënon reagimet fyese dhe seksiste ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, të bëra në rrjetet sociale pas një debati në Parlamentin e Kosovës që u zhvillua me 9 mars, ku u diskutua për të drejtat e grave për të lindur fëmijë përmes asistencës mjekësore”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, theksohet se disa nga mesazhet e shprehura në publik dhe në internet përbëjnë sulm ndaj grave në përgjithësi dhe mund të përbëjnë gjuhë të urrejtjes.
“Parlamenti nuk duhet të lërë hapësirë për diskurs ofendues që synon individë ose grupe të bazuara në karakteristika të qenësishme. Çështja e shëndetit riprodhues të grave definohet dhe sqarohet nga Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) e cila pasqyrohet në nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës dhe si e tillë është drejtpërdrejt e zbatueshme”, thuhet mes tjerash.
“CEDAË njeh dhe mbron të drejtën e grave për shëndet, duke përfshirë shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Përveç kësaj, Ligji për Barazi Gjinore përcakton qartë se diskriminimi gjinor i drejtpërdrejtë ose i tërthortë është i ndaluar, duke përfshirë këtu trajtimin më pak të favorshëm të grave për shkak të shtatzënisë dhe amësisë, statusit martesor, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar, orientimit seksual, statusit social, besimit fetar, moshës ose çdo bazë tjetër e përcaktuar me ligj ose marrëveshje dhe instrumente ndërkombëtare në fuqi”.
GSBGJ u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të respektojnë angazhimet e tyre që rrjedhin nga dokumentet ndërkombëtare dhe të sigurohen që të gjitha gratë dhe vajzat të mbrohen nga diskriminimi dhe rastet e gjuhës së urrejtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje