LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Suedisë takoi përfaqësues të Komisionit për Integrime Evropiane: Siguria do të jetë prioriteti ynë në kryesimin e BE-së

Ambasadori i Suedisë takoi përfaqësues të Komisionit për Integrime Evropiane: Siguria do të jetë prioriteti ynë në kryesimin e BE-së

Komisioni për Integrime Evropiane, priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin u bisedua lidhur me prioritetet që do të ketë Suedia si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE).

Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, vuri në spikamë raportet e mira ndërshtetërore, dhe e falënderoi ambasadorin Westerlund, si dhe shtetin që ai përfaqëson, për ndihmën dhe kujdesin e treguar ndaj Kosovës, në të gjitha fazat e zhvillimit të saj.

Në vijim të takimit, kryetarja e Komisionit Krasniqi, foli për angazhimet dhe prioritet e politikës së jashtme të vendit.


Me këtë rast, ajo përshëndeti vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në favor të liberalizimit të vizave, ndërkaq, nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe domosdoshmërinë që vendi ynë të përfshihet në Partneritetin për Paqe, në kuadër të NATO-s.

Po ashtu, kryetarja Krasniqi, foli edhe për rëndësinë e njohjes së shtetësisë së Kosovës edhe nga 5 shtetet e BE-së, të cilat akoma nuk e kanë bërë këtë, dhe kërkoi që Suedia si shtet mik i Kosovës, të ushtroj ndikimin e saj.

Ambasadori Westerlund, nga ana e tij, fillimisht i falënderoi nikoqirët për pritjen e ngrohtë, ndërkaq, u fokusua te agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.

Lidhur me këtë ai u shpreh se Rusia me luftën e nisur ndaj Ukrainës ka shkaktuar gjendje të pa sigurisë, dhe se qëllimi i saj është:” Të vendosë një rend të ri të sigurisë në Evropë”.

Në vijim të fjalës së tij, ambasadori Westerlund, përshëndeti qëndrimin e Kosovës për të qenë në harmoni të plotë me politikën e jashtme të shteteve të BE-së.

Pas kësaj, ai bëri të ditur prioritetet që do të ketë presidenca e BE-së nën kryesimin e Suedisë.

Ambasadori Westerlund, tha se siguria do të jetë prioriteti i parë, ndërkaq, konkurrenca brenda shteteve të BE-së, tranzicioni i gjelbër i energjisë, si dhe sundimi i ligjit, do të jenë prioritet e më pastajme të presidencës nën kryesimin e Suedisë, bëri të ditur ai.

Në fund të fjalës së tij, ambasadori suedez Westerlund, u shpreh se mbështetja e Suedisë për Kosovën do të vijojë edhe në të ardhmen.

Pas kësaj, folën edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, të cilët po ashtu falënderuan ambasadorin Westerlund, për angazhimet e tij në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori