LAJMI I FUNDIT:

Moti sot, vranët dhe me riga shiu

Moti sot, vranët dhe me riga shiu
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.


Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi  1-9m/s. /Telegrafi/